Zgjedhja e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022 është përshëndetur edhe nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme evropiane dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë. I pari ka qenë vetë Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca i cili ka përgëzuar Tiranën për këtë arritje, ndërsa ka vlerësuar energjinë e të rinjve.
Urime ka dërguar edhe Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Luca Jahier. Në mesazhin e tij. Jahier thekson se Tirana ka një program ambicioz që synon të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane. “Lajm i mirë. Tirana është fituesi i EYC2022 dhe ka një program ambicioz që synon të lidh qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane. Në të vërtetë, të rinjtë nga Ballkani Perëndimor kanë pritshmëri të lartë nga Bashkimi Europian dhe duan të formojnë të ardhmen e tyre duke mbrojtur lirinë dhe demokracinë”, shprehet Presidenti Luca Jahier.
Edhe ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në vendin tonë, Guusje Korthals Altes ka përgëzuar për këtë arritje tepër të rëndësishme për vendin tonë: “Punë e paqme Tirana. Urime”.
Ambasadori i Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Khalil shprehet se Tirana dhe Shqipëria e meritonin një fitore të tillë. “Urime Tirana, Kryeqyteti Europian për Rininë 2022. Një fitore e merituar për Shqipërinë”, thekson Ambasadori Khalil.
HEJ ,SORECA VAI IN ITALIA,,SEI NON-GRATA IN ALBANIA,
Përgjigju