Nga bashkëpunëtorë në armiq
 si lindi “lufta” Erdogan-Gulen 

Nga bashkëpunëtorë në armiq<br /> si lindi “lufta” Erdogan-Gulen 
TIRANE - Dy njerëzit më të fuqishëm të Turqisë, pas një koalicioni të qëndrueshëm, tani duan “kokën” e njëri tjetrit. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërkoi në Tiranë mbylljen e të gjitha aktiviteteve të vëllazërisë “Hizmet” të imamit dhe manjatit Fetullah Gylen, ish-aleati i tij, tashmë në “azil” në SHBA. Erdogan ka përdorur tone të ashpra përballë asaj që ai e quan “Shteti paralel” i udhëhequr nga Gylen dhe ka folur për një “organizatë terroriste që kërcënon shtetin tonë”. Po cili është Gylen, njeriu që i ka prishur “gjumin” Erdogan, e që nga aleat e mik i tij, u kthye për një kohe të shkurtër në armikun numër një.
 
Dy njerëzit më të fuqishëm të Turqisë, pas një koalicioni të qëndrueshëm, tani duan “kokën” e njëri tjetrit
 
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërkoi në Tiranë mbylljen e të gjitha aktiviteteve të vëllazërisë “Hizmet” të imamit dhe manjatit Fetullah Gylen, ish-aleati i tij, tashmë në “azil” në SHBA. Erdogan ka përdorur tone të ashpra përballë asaj që ai e quan “Shteti paralel” i udhëhequr nga Gylen dhe ka folur për një “organizatë terroriste që kërcënon shtetin tonë”. Po cili është Gylen, njeriu që i ka prishur “gjumin” Erdogan, e që nga aleat e mik i tij, u kthye për një kohe të shkurtër në armikun numër një.
 
Kush është Gylen, njeriu që lë pa “gjumë” Presidentin Ergogan?
Fethullah Gylen nuk është thjesht një mësues fetar, një predikues apo imam por ai është kreu i një komuniteti shumë të fuqishëm me zotërimin e qindra shkollave, fondacioneve, mediave apo deri edhe institucioneve bankare. Ky komunitet ka mundur të ketë kontroll mbi pjesë të rëndësishme të shtetit turk gjatë viteve të fundit, deri në momentin që ishte në koalicion me Erdoganin. Koalicioni mes AKP të Erdogan dhe Lëvizjes së Gylenit nisi me zgjedhjet e 2002 kur Erdogan u vu ne krye të shtetit. Për rreth një dekade deri në ato momente, Turqia kishte përjetuar një situatë të qetë politike por që shumë shpejt s’do ishte më e tillë. Ndryshimet mes tyre janë të shumëllojshme por mund të përmblidhen me dy aspekte: ideologjike dhe politike. Në këndvështrimin ideologjik, Lëvizja e Gylenit ka një frymë më të moderuar pro-Perëndimore dhe e prirur drejt Islamit tradicional ndërsa ajo e Erdoganit priret drejt një fryme më radikale. Në aspektin politik, “Gyleni” e sheh pushtetin politik si mbrojtës të interesave kombëtare e politikën e Erdoganit si përfitim personal me anë të fuqizimit nëpërmjet aferave korruptive. Përkundrejt kësaj Erdogan i quan mbështetësit e Gylenit sidomos ata në sistemin e drejtësisë apo në polici si “shtet terrorist” brenda shtetit apo “shtet paralel” duke qenë se jo pak herë mbështetësit e Erdoganit janë çuar në bankën e të akuzuarve për korrupsion. Kjo ka bërë që lufta mes pushteteve në Turqi të jetë ende një vatër e nxehtë, fundi i të cilës s’dihet.
 
Nga bashkëpunëtorë në armiq, si lindi “lufta” Erdogan-Gylen?
Tensioni politik ndërmjet AKP të Ergoganit e Komunitetit Islamik të udhëhequr nga Gylen, nëse nuk është “luftë” mund ta quajmë si temën më të nxehtë në Turqi. Për të huajt por dhe për vetë turqit është e vështirë për ta kuptuar natyrën e vërtetë të konfliktit mes tyre. Dy palët, si Erdogan dhe Gylen e mbështetësit e tyre i përkasin drejtimit të konservatorëve myslimanëve sunni. Por mes tyre ka edhe disa ndryshime të tjera. Bërthama e AKP vjen nga tradita “Milli Gorus” apo “Pikëpamja Kombëtare” që mund të përkufizohet si versioni turk i politikës islame me anti-Perëndim e tone pan-Islamike. Megjithëse AKP e braktisi në fillimet e saj këtë ideologji, vëzhgues të shumtë janë të mendimit se Erdogan është duke e rikthyer sërish frymën e “Pikëpamjes Kombëtare” të viteve të para. Lëvizja e Gylenit (GM) ndërkohë vjen nga një traditë e shkollës islamike të Said Nursi (1878-1960) që është e fokusuar më shumë në besim e moral sesa në politikë dhe ndjekësit e kësaj lëvizje zakonisht i qëndrojnë larg islamit politik. Nëse lëvizja e Gylenit do të ishte përqendruar thjesht tek kultura islame, tensioni aktual mund të ishte kufizuar. Kjo lëvizje ka dhe versionin politik brenda: ndihmën qe u jepet anëtarëve të vet për tu punësuar sidomos në sistemin e drejtësisë e polici.
 
Si u zgjerua konflikti që tronditi Turqinë?
Kur AKP erdhi në pushtet më 2002, shumë shpejt e gjeti veten të shënjestruar nga garda e vjetër laike, ndjekësit e Gylenit në polici e gjyqësor e shfaqën këtë si një aleat natyral. Për këtë arsye shpesh thuhej se Erdogan, i fuqizoi këta shokë konservatorë kundër rivalëve të vjetër laikë. Pasi regjimi i vjetër u mund me vendosmëri, rreth 2010–2011, u shfaqën dhe mosmarrëveshjet e para mes AKP së Erdoganit e Lëvizjes së Gylenit. Thyerja e parë ndodhi në të ashtuquajturën krizë të Organizatës Kombëtare Turke të Inteligjencës “MIT”. Në shkurt 2012, Hakan Fidan, kreu i MIT, një i besuar i Erdoganit, u thirr nga një prokuror në Stamboll për të dëshmuar si pjesë e hetimit për Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK). Siç e quajti atëherë gazeta “The Neë York Times” ky do ishte “raundi i fundit i luftës për pushtet ndërmjet forcave të Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës”. Ai është akuzuar nga kryeministri turk Davutoglu se ka krijuar “struktura paralele brenda shtetit” duke iu referuar planit subversiv mbi gjyqësorin në Turqi në prill të 2015, kur Gjykata e Shkallës së Parë nxori vendimin për lirimin e 32 të pandehurve në Stamboll të arrestuar për akuzën “e krijimit të strukturave paralele, duke përfshirë “Hidaitt Karajhin”, drejtori i botimit të “Zaman”, për llogari të Gylenit, menaxherët e sigurisë e të tjerë, pavarësisht nga prania e vendimit gjyqësor për të kundërtën e pavarësisht se s’dërguan prokurorët që drejtonin hetimet e shkresave të lëndës.
 
Si përfshiu mbylljen e shkollave konflikti Erdogan-Gylen?
Në nëntor 2013, gjithçka shpërtheu kur Erdogani vendosi të mbyllte disa shkolla përgatitore apo ato që quhen “kurset e fundjavës” që përgatisnin studentët për provimet e pranimit në universitet. Përderisa çereku i të gjitha këtyre shkollave në Turqi janë të themeluara dhe administrohen nga lëvizja e Gulenit, këta të fundit e quajtën këtë veprim si një sulm. Mediat pro Gulenit u shprehën për një “sulm të qeverisë mbi ndërmarrjet private” ndërsa qeveria u kundërpërgjigj me deklarata të ashpra. Beteja e deklaratave shpejt u kthye në luftë të hapur.
 
Nga cili këndvështrim janë mohuar akuzat nga ana e Gylen?
Gyleni ka mohuar akuzat e bëra, duke akuzuar kundërshtarët e tij se po manipulojnë me opinionin publik, duke fabrikuar “trillime” që s’kanë bazë. Ai mohoi në një intervistë për gazetën turke besnike të tij “Zaman” në mars të 2014 se lëvizja e tij ishte prapa veprimeve të paligjshme të përgjimit, duke kërkuar që të provohet kjo akuzë më parë e më pas të bëhet gjykimi autorëve të saj. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për Drejtësi dhe Zhvillim se kufizon të drejtat dhe liritë në Turqi, duke shtuar se turqit janë prekur nga kjo, nga ku ai bëri thirrje për sundimin e ligjit dhe respektimin e lirive në Turqi. Gyleni jeton në një mërgim të vetë-imponuar që nga 1999 në Pensilvani të SHBA, dhe mbi thirrjen e mëparshme të Erdogan për kthimin në vend, ai ka thënë për “Zaman” se “do vendos pas konsultimit me vëllezërit e mi tek sinqeriteti e ndershmëria e të cilëve kam besim, e s’mund të bazohem në ide të tipit dje ishte diçka, sot është diçka tjetër”.

Shkrimi u publikua sot (15.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print
 
Redaksia Online
(k.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin