Nga e hëna i themi ‘lamtumirë’
urës së dashurisë e kyçeve në Paris

Nga e hëna i themi ‘lamtumirë’<br />urës së dashurisë e kyçeve në Paris
Prej së hënës në Paris, në murin e dashurisë nuk do të ketë më kyça me iniciale që simbolizojnë dashurinë.
 
Kjo do të ndodhë pasi autoritetet vendase kanë marrë vendimin që të largojnë prej aty të gjithë kyçat. Ky vendim vjen pasi sipas autoriteteve vendase kjo gjë ka sjellë një degradim të trashëgimisë dhe një rrezik për sigurinë e vizitorëve.
 
Mijëra kyçe çelësash që vendoseshin nga të dashuruarit në murin prej teli në pedonalen e Pont des Arts në Paris do të hiqen. 

Ndërkaq, kyçet e tjerë të lyer edhe me inicialet e të dashuruarve në urat e tjera mbi Senë do të hiqen më vonë.
“Ky fenomen na sjell dy probleme: degradim të trashëgimisë së Parisit, dhe një rrezik për sigurinë e vizitorëve, parizienëve dhe turistëve”, ka deklaruar një zëdhënës i bashkisë së qytetit. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’