Deklaratat e Sali Berishës për sulmin e armatosur ndaj Vilës 31 ku ndodheshin artistë të huaj, nuk janë thjesht retorikë politike. Për analistin Ilir Yzeiri, ato përbëjnë një kërcënim të hapur dhe e vendosin Partinë Demokratike në një situatë të rrezikshme teksa udhëhiqet sipas tij nga një ‘terrorist idiot’
I ftuar në “Sot Live” në Report TV, Yzeiri foli me revoltë dhe shqetësim për faktin që se kërcënimet e Berishës nuk po trajtohen me seriozitetin e duhur. Sipas tij, Berisha pranoi me zë dhe figurë që ai dëshironte të vriste kryeministrin me 28 shkurt, diçka që Yzeiri e sheh si një përsëritje të 21 janarit, që nuk mund të tolerohet sidomos pas reformës në drejtësi.
“Çfarë bëjnë 200 veta që rrinë pas Sali Berishës me çanta mbi shpinë. Një turmë e dëshpëruar njerëzish që ndjekin një njeri të mbaruar politikisht që nuk ka më asnjë ide. Problemi është që këtë rradhë, Berisha në subkoshiencën e tij mendonte që të vriste dikë. Këtë e deklaroi hapur kur tha se goditi Vilën 31 se donte të vriste Edi Ramën se mendonte se ishte aty. Ngjarja qëndron gjetkë. Kjo mua më kujtoi 21 janarin. Berisha vrau 4 veta në bulevard, prokurorja Ina Rama lëshoi urdhër arreste ndërsa Berisha e quajti ‘lavire bulevardi’ dhe tha që nuk do i bindej. Edhe të shtunën ishte e njëjta situatë. Në rregull e kuptojmë që atëherë Berisha i frikësonte, e kontrollonte drejtësinë dhe e kishte në dorë. Tani pas reformës në drejtësi, ky njeri deklaron hapur që ‘gjuajtëm atje, donim t’i vinim flakën se menduam që ishte Edi Rama.’ Pra nga pikëpamja juridike është një kërcënim i hapur që do të vrasë Edi Ramën.’ tha ai.
Në këtë kontekst, Yzeiri artikuloi kritika të forta kundër SPAK për qasjen ndaj Sali Berishës dhe jo vetëm duke i quajtur prokurorët 'turp i vendit'. Ai paralajmëron se nëse Berisha është i lirë të ushtrojë dhunë, shumë shpejt do të kalojë nga molotovi tek mitralozi
“Kjo prokurori e sotmja, ky Altin Dumani që ndërtoi të gjthë narrativën e shkatërrimit të Shqipërisë, ku është? Ku janë këta prokurorët e SPAK? Ku është prokuroria tjetër? Si ka mundësi që del lideri i një force politike dhe shfaqet si një atentator, një terrorist idiot, me 200 veta mbrapa që mbajnë çanta me molotovë dhe i hedhin drejt një objekti ku ai mendon se do të jetë kryeministri i vendit dhe pa pikë turpi deklaron që i hodhën ato se donin të vrisnin kryeministrin. Si ka mundësi që nuk reagon askush? Këta prokurorë të SPAK që janë turpi i këtij vendi që e kanë nxirë imazhin duke prodhuar narrativën më të ndyrë për këtë vend. Ne kemi një imazh për këtë vend, që është vendi më i korruptuar, që këtu vidhet, e kemi vetëm nga narrativa e SPAK që vetëm ka publikuar tekste pa i verifikuar ato asnjëherë. Si i lejohet Klodian Brahos që të thojë se Belinda Balluku me aq sa ka bërë dënohet me 35 vjet burg. Kush je ti që e di këtë gjë? Ku është prezumimi i pafajësisë? Pastaj kemi njeriun që kërcënon se do të vriste kryeministrin, ndaj të cilit nuk ngrihet asnjë akuzë. Kjo nuk është prokurori, por një forcë e errët regresive që synon ta nxijë Shqipërinë sepse realiteti që ka prodhuar kjo prokurori që paguhet sa ‘frëngu pulën’ dhe u ankohet ndërkombëtarëve. Del Ambasadori i BE që thotë ndalni retorikën ndaj SPAK. Kush e kërcënon SPAKun që janë bërë me 40 roje? Ku është drejtësia? Nëse vazhdon kështu, Berisha nesër kalon nga molotovi tek mitralozi dhe godet kryeministrinë. Ku jemi këtu? Kush do ta ndalë këtë njeri? Kjo nuk është protestë. Në çdo vend të botës, protestat e dhunshme janë të identifikuara. Protesta nuk janë këto që organizon Berisha por ato që janë organizuar kundër Bashkim Ulajt” tha ai.
Yzeiri foli me tone të ashpra, duke e quajtur Berishën “kufomë politike” dhe duke shtuar se retorika për “kryengritje të armatosur” është e rrezikshme. Ai tha se protestat e dhunshme nuk mund të konsiderohen protesta normale dhe se institucionet duhet të garantojnë sigurinë.
“Ato protesta nisën nga njerëzit që iu vodhën paratë nga ky njeri që sot kërcënon se do të vrasë. Ky përdor fjalën kryengritje të armatosur, prandaj po u thotë të gjithëve se s'keni ç'më bëni. Ai është një kufomë politike e pakallur dhe halli i tij është të shpëtojë veten dhe pasuritë e vjedhura për fëmijët e tij. S'është halli i PD-së. Këtë gjë ia ka thënë edhe Ervin Salianji që ka një lëvizje modeste dhe me shpresë. Ai është opozita, që po të lihet nuk dihet se sa shumë njerëz mund të mbledhë me vete. Por del një terrorist atje me 200 veta që mbajnë ccanta me tritol dhe identifikohet me PD. Si ka mundësi që ne jemi një vend pa institucione që na ruajnë? Policia thotë ‘nuk merrem me të’, prokuroria ka hallin të merret me të brendshmet e anëtarëve të qeverisë dhe të mbushë shtypin me çfarë u gjet në celularët e njerëzve të qeverisë. Ky është vend absurd. Njerëzit kanë frikë të përballen me drejtësinë sepse këtu institucionet nuk funksionojnë më. Si do të rrinë njerëzit në këtë vend, kur ti nuk u siguron atyre jetën nga një terrorist që bredh rrugëve dhe thotë do të vras kryeministrin” tha ai.
Në fund, ai u ndal edhe te zhvillimet brenda opozitës, duke përmendur Ervin Salianji si një zë që, sipas tij, po tenton një qasje tjetër brenda Partisë Demokratike.
"Ervin Salianji e ka nisur shumë mirë dialogun me demokratët. Sot mbush sallat nesër do të mbushë sheshet sepse ka ligjëratë dhe kauzë tjetër" tha Yzeiri
Komente












200 jane te skuadres Tomes qe i ka ne dispozicion si ne rastin e 21 janarit
PërgjigjuDakord për të gjitha Z. Yzeiri, por një njeri si Z. Saljani që fallsifikoi një ngjarje dhe bëri burg për atë faj nuk mund të ngjallë shpresë! Ajo PD tash për tash nuk ka të ardhme!
PërgjigjuOpozitë me Salën ?!?! Idiotizma
Kompania e Vodafonit ne Shqiperi shet te gjitha te dhenat personale te qytetareve shqiptar te Spaku dhe prokuroret nuk kane kohe te merren me hetime serioze dhe urgjente me kercenime dhe krime njerezore,i kalojn oret duke kaluar bisedat e telefonave ne berje dosjesh voluminoze.Duhet te hidhni ne gjyq vodafonin per shitje te te dhenave dhe te gjitha keto i organizon spiuni i regjur i komunizmit Sali kriminel Berisha qe gjithe jeten e kaloj duke pergjuar njerzit e zakonshem.
PërgjigjuÇfarë të mbjellësh do të korrësh???? Kuptoni apo jo!
Z. Yzeiri jani shumë i saktë SPAK është kthyer një telenovelë dhe po shkatërron vetëm ekonominë shqiptare.
Përgjigju