Nga pagëzimi i Messit tek marrja nga 'duart' e rekordit të Peles! 16-vjeçari Lamine Yamal magjeps Euro 2024

Nga pagëzimi i Messit tek marrja nga 'duart' e rekordit të Peles! 16-vjeçari Lamine Yamal magjeps Euro 2024

Mesi dhe Yamal

Spanja fluturoi në finalen e Euro 2024, teksa ishte Lamine Yamal ai i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në këtë gjysmëfinale.

Por goli jo vetëm për rëndësinë që kishte në atë ndeshje, por theu edhe rekordin si golashënuesin më të ri ndonjëherë në historinë e Kupave të Evropës dhe Botërorit me vetëm 16 vjet e 362 ditë jetë, duke ia marrë kështu rekordin Pele-s.

Një fat, ai i Yamal, i cili ndërthuret edhe me historinë e Leo Messit. Sulmuesi i ri spanjoll në fakt është “pagëzuar” nga legjenda e futbollit në vitin 2007.

Ashtu si vitin e kaluar, gazeta spanjolle “Sport”  vendosi të bënte një kalendar bamirësie në bashkëpunim me UNICEF, sponsor i Barcelonës së Laportës në atë kohë.

Prandaj u organizua një fushatë rekrutimi midis familjeve që kishin rënë në kontakt me organizatën ndërkombëtare për çështjet e mirëqenies dhe mes tyre ishte edhe ajo e Yamalit, i cili jetonte në Rocafonda.

1720526296_lionelmessi.JPG

Falë babait të Yamal, në ditët e fundit, fotografia e Messit duke pagëzuar 16-vjeçarin u bë virale menjëherë.

Historia është ciklike dhe disa ngjarje përsëriten pas vitesh, si ngritja e Yamal në fushën ndërkombëtare, që të kujton shumë atë të Messit.

Dhe duke folur për ecuri dhe rikthime historike, goli i mbrëmshëm ndaj Francës nuk është gjë tjetër veçse riprodhimi besnik i atij të shënuar nga spanjolli në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian U-17 2023, kundër Francës.

Qershia mbi tortë për Yamal mund të jetë finalja të dielën më 14 korrik, një ditë pas ditëlindjes së tij të shtatëmbëdhjetë.

Festimi me fitoren e Euro 2024 mund të jetë dhurata më e mirë e ditëlindjes që sulmuesi spanjoll mund të dëshirojë: dhe kushedi, ndoshta gjithçka mund të përfundojë duke fituar çmimin MVP të eventit gjerman./ Sport Mediaset

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, bëni pak durim...çfarë thonë yjet për ju sot

Nëse jeni beqar, bëni pak durim...çfarë thonë yjet për ju sot