Nga ‘Skënderbeu’ te këngët arbëreshe, artistët japonez me pjesë shqiptare në ‘Opera’: Zbuluam ngjashmëri, Orkestra e Teatrit kuptoi shpirtin e kombit tonë

Muzika si gjuhë universale, që zgjon kërshërinë për njohjen e kulturës së një vendi tjetër, e artistët që shembin barrierat.... Java Kulturore Japoneze, e përmbyllur me koncertin klasik Shqipëri-Japoni ka krijuar një urë më shumë....

Jo vetëm Bah e  Haydn, në “Opera” instrumentistët japoneze luajnë pjesë shqiptare, e Orkestra e Teatrit që interpreton Suitën Japoneze nën dirigjimin e Yoichi Sugiyama dhe mjeshtrinë Edmond Dokos e japin mesazhin të qartë mbrëmjen e së dielës.

“Muzika siç e shikoni bashkon dhe ne sot nuk i ndiem dallimet”, thotë dirigjenti Edmond Doko.

“Kam zbuluar ngjashmëri, pika të përbashkëta ndjesish, pasioni dhe thellësie, të muzikantëve tanë. Muzikantët shqiptarë e kuptuan menjëherë këtë, madje tani miqtë e mi japonezë, më thanë që teksa dëgjonin pjesët japoneze të luajtura nga shqiptarët iu duk sikur përjetuan një pejzash të Japonisë së 100 viteve më parë. Dhe,  pjesa që unë dirigjova është krijuar 90 vjet më parë.”, shprehet dirigjenti e kompozitori  Yoichi Sugiyama.

 

Nga këngët arbëreshe tek “Skënderbeu” i Çesk Zadesë... pianistja Aki Kuroda dhe Yuko Miyagaëa, përfshijnë publikun në një lojë mbresëlënëse me interpretimin e tyre...

“Unë luajta sot një pjesë të famshme të Çesk Zadesë, kënaqësi e madhe! Madje pas koncertit i biri më takoi dhe uroi, u befasova, u ndjeva shumë mirë!”, thotë pianistja Aki Kuroda.

“Ndonëse Koncerti sapo mbaroi, unë u bëra nostalgjike! Dhe kur Orkestra luajti pjesë japoneze unë u preka, sepse ata kuptuan shpirtin japonez dhe mendoj se dhe ne japonezët e kuptojmë shpirtin shqiptar!”, shprehet violonçelistja Yuko Miyagaëa.

Ambasadori i Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki, heq petkat e diplomatit e angazhohet që kultura e vendit të tij, ti prezantohet sa më miqësisht publikut shqiptar...

Ndërsa artistet e ftuara, krahas pjesëve tradicionale japoneze, sjellin elementë tipik japonez edhe në veshje...

“Është një kimono për ceremoni e bërë 83 vjet më parë,  e vesha për ngjyrën e kuqe sepse e dija që i tillë ishte flamuri shqiptar! Por edhe për simbolet japoneze, por edhe për Ukrainën, ky zog i qëndisur është për paqe midis njerëzve”,  thotë violonçelistja Miyagaëa.

 

Thonë se pritja në Shqipëri ishte tepër miqësore, aq sa kanë nisur e mendojnë për rikthimin e ardhshëm. 

 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja