Sezoni artistik i teatrit të operës dhe baletit ka nisur sot me premierën absolute të koncertit “Baketa e parë e operës shqiptare” dedikuar 100- vjetorit të lindjes së mjeshtrit Mustafa Krantja.
Dedikimi special vjen në kuadër të 65-vjetorit të Teatrit të Operës dhe Baletit, ndërsa celebrimi i këtij jubileu do të vijojë përgjatë një viti kalendarik.
Para ngjitjes në skenë të premierës më mesditë u mbajt një konferencë për median ku ishin të pranishëm drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit Zana Çela, dirigjentët Ermir Krantja dhe Edmond Doko dhe stafi realizues.
Zonja Çela deklaroi se “Pas shfaqjeve të inaugurimit të rikonstruksionit të teatrit tonë ne sot startojmë sezonin artistik tetor-dhjetor 2022 të institucionit, i cili ka edhe 65- vjetorin e krijimit. Në shfaqjet tona ne do të përkujtojmë në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të gjitha ngjarjet më të rëndësishme, siç janë operat dhe baletet e para shqiptare, por edhe njëkohësisht mjeshtërit themelues të teatrit tonë që me kontributin e tyre i dhanë zhvillim jo vetëm teatrit të operës, por edhe artit e kulturë në përgjithësi në vendin tonë”.
Ndërkohë, drejtoresha e Teatrit të Operës ka prezantuar botimin e katalogut “Historia në imazhe”, si botimin e parë të këtij lloji të teatrit të operës.
“Katalogu nis me 132 shfaqje dhe pikërisht nis me shfaqjen e parë të në vitin 1953, opera “Rusalka” dhe ka qenë dirigjenti i parë i kësaj opere Mustafa Krantja”. –tha zonja Çela.
Premiera “Baketa e parë e operës shqiptare” që ka nisur ciklin e premierave nga kolosët që themeluan teatrin e operës dhe baletit sipas dirigjentit Edmond Doko ka një rëndësi të veçantë.
“Kultura shqiptare i ka borxh këtij personaliteti. Opera e bëri detyrën, ne e bëmë detyrën”
“Baketa e parë e operës shqiptare” u dirigjua nga Ermir Krantja dhe Edmond Doko, me pjesëmarrjen e orkestrës dhe korit të TKOB dhe solistëve: Ylber Gjini, Eva Golemi, Dorina Selimaj, Armaldo Kllogjeri, Renisa Laçka dhe Nina Muho.
I.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3720
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Marie Kraja’ 20 vjet festival, 2 net spektakli në Opera me 16 zëra të rinj! Nga Elhaida Dani tek Eneda Tarifa, në duete emra të njohur të muzikës
26 Mars, 16:14
-
THIRRJA/Pas debateve për rastin Jaho, teatri i Operës, mban në qershor masterclass-in e dytë të Akademisë Teatrale me sopranon e njohur italiane!
14 Maj 2023, 13:03
-
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë dhe Zvicrës! Promovohen projektet e përbashkëta
9 Maj 2023, 16:06
-
7 muaj pasi u largua nga TKOB, Zana Çela emërohet drejtoreshë në Agjencië Kombëtare të Turizmit! Kumbaro: Koordinim të kalendarit turistik me atë kulturor
9 Shkurt 2023, 15:55
-
Nga ‘Skënderbeu’ te këngët arbëreshe, artistët japonez me pjesë shqiptare në ‘Opera’: Zbuluam ngjashmëri, Orkestra e Teatrit kuptoi shpirtin e kombit tonë
17 Tetor 2022, 15:50
-
Ikën Zana Çela, në krye të TKOB-së violinistja Abigeila Voshtina, të cilën artistët e donin të shkarkuar
22 Qershor 2022, 16:31
-
Gara për drejtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit, jo vetëm Gjipali dhe Çela, edhe 4 artistët e tjerë kandidojnë! Primabalerina Adela Muçollari ndër pretendetët
22 Prill 2022, 11:03
-
Në 2016-ën Rama nuk zgjodhi emrin e tij, tenori i njohur Josif Gjipali sërish përballë Zana Çelës në garën për drejtor të 'Operas'
20 Prill 2022, 22:10
-
Zana Çela dorëzon dosjen për të rikandiduar si drejtore e “Operas”, Ministria e Kulturës shtyn aplikimin për të interesuarit deri në 6 maj
20 Prill 2022, 11:08
-
'Në pritje të premtimit të Ramës', Zana Çela: Do rikandidoj për kreun e Operas! Ministria e Kulturës s’më është përgjigjur, rikonstruksioni projekt i saj, s’kam përgjegjësi për shkeljet
12 Prill 2022, 16:33
-
Ministria e Kulturës kërkon drejtor të ri për 'Operan', Zana Çela në ikje pas mandatit që u tejzgjat për afro 6 vjet
29 Mars 2022, 16:28
-
Artistja Shpresa Beka, padit në prokurorinë e Tiranës drejtoreshën e TKOB, Zana Çelën për shpërdorim detyre
22 Nëntor 2021, 19:40