Nga sot Gjykatë Apeli vetëm në Tiranë, shkrihen 5 në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë! Llagami: Më shumë cilësi! Avokatët: Më pak akses në drejtësi

TIRANË- Nga sot futet në fuqi harta e re gjyqësore. KLGJ u ka dërguar vendim të formës së prerë Gjykatave të Apelit në rrethe dhe duke nisur nga sot ato do të mbyllen dhe do të funksionojë vetëm një Apel në Tiranë. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj. 

Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen, ndërsa do të mbetet hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami tha se me hartën e re gjyqësore synohet që të rritet shërbimi për qytetarët. Por ndryshe mendojnë avoktatët, të cilët thonë se qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, si edhe do kenë më shumë kosto. 

"Synojmë që të kemi gjykata më të mëdha, të profilizuara me gjyqatarë të mirë që do ndikojë tek cilësia e vendimmarrjes që do ketë impakt tek publiku", tha Llagami. 

"Nga sot për qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, më shumë kosto për të marrë drejtësi", tha Kreu i Dhomës së Avokatisë Vlorë, Durim Bajramaj.

Por sipas Llagamit, qytetarët s’do kenë asnjë kufizim për akses në drejtësi, pasi në zyrat që do qëndrojnë të hapura do të kenë mundësi të depozitojnë kërkesat si edhe do marrin informacione mbi çështjet e tyre. Llagami sqaroi se 1868 çështje që e kanë filluar gjykimin në Apelet e rretheve do e vazhdojnë gjykimin atje.

"E vetmja pengesë që do ketë qytetari është se nuk do ta ketë gjyqtarin të aksesueshëm. Qytetari do ta marrë shërbimin aty ku e ka marrë për gjithë këto vite, pra në godinën e Gjykatave të mëparshme të Apeleve", u shpreh Llagami. 

Me hartën e re gjyqësore, të gjitha çështjet të cilat nuk kanë asnjë datë për gjykim në Apel, do të hidhen edhe një herë në short, për të caktuar gjyqtarët që do t’i shqyrtojnë. Janë 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi, 27 mijë prej tyre janë çështje që janë bashkuar nga apelet e rretheve që u shkrinë. Këto dosje pa datë për seancën e parë, do të rihidhen në short në datat 1 dhe 2 shkurt. Mes tyre është edhe ankimimi që Partia Demokratike e Alibeajt i ka bërë vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e partisë Sali Berishës më 25 mars.

Për këto 32 mijë dosje do jenë 25 gjyqtarë që pritet t’i shqyrtojnë, nga 78 që është organika, por në krah të tyre do jenë edhe ndihmës ligjorë. Këto vakanca janë krijuar nga procesi i vettingut, ndërsa volumi i dosjeve është relativisht i madh krahasuar me numrin e gjyqtarëve. Llagami thotë se një gjyqtar do ketë rreth 1080 çështje, krahasuar me ata të Shkallës së Parë në Tiranë që kanë nga 1500 çështje.

“27 mijë çështje i janë bashkuar Tiranës, janë gati për tu rishortuar në trupën gjyqësore. Sipas llogaritjeve, çdo gjyqtar i kësaj gjykate do të ketë rreth 1080 çështje. Pra, çdo gjyqtar këtu ka më pak çështje se sa ka një gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë që ka shkuar në 1500 çështje”, tha kryetarja e KLGJ.

Harta e re gjyqësore e cila u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, hasi në kundërshtimet e avokatëve, të cilët bojkotuan për disa javë edhe seancat. Harta e re do të funksionojë me 17 gjykata gjithsej, 13 të Shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm (shkrihen 9 në rrethe), 1 gjykatë Apeli të Përgjithshëm në të gjithë vendin (shkrihen 5 në rrethe), 2 gjykata Administrative të Shkallës së Parë (shkrihen 3) dhe 1 gjykatë Administrative e Apelit (nuk preket nga reformat). Do të jenë 17 gjykata gjithsej dhe shkrihen 17.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:17
Harta e re gjyqësore, nis punën Prokuroria pranë Apelit të vetëm në Tiranë, do e drejtojë Gent Xholi

Harta e re gjyqësore është futur në fuqi ndërsa ditën e sotme ka nisur punën edhe Prokuroria pranë Apelit të vetëm në Tiranë.

Numri aktual i kësaj Prokurorie është 13 prokurorë ku 10 prej tyre janë me emërim dhe tre janë me caktim të përkohshëm. Numri total i përcaktuar për funksionimin e saj është 26 prokurorë. Pas disa muajsh është menduar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të hapet një garë për plotësimin e disa vakancave të përhershme për këtë strukturë. Drejtues i kësaj prokurorie do vazhdoj të jetë drejtuesi aktual i ish-Prokurorisë së Apelit Tiranë, Gent Xholi i zgjedhur me një mandat tre vjeçar.

Ora 09:54
Harta e re gjyqësore, Llagami sqaron qytetarët: 1868 çështje që kanë filluar gjykimin në Apelet e rretheve do shqyrtohen atje

Ndonëse ka hyrë në fuqi harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ Naureda Llagami sqaron qytetarët se të gjitha çështjet që e kanë filluar gjykimin në gjykatat e apelit në rrethe do e vazhdojnë gjykimin atje. Sipas Llagamit janë 1868 çështje që vazhdojnë gjykimin në rrethe.

“Çdo çështje që ka filluar gjykimin në gjykata e dikurshme të Apelit do vazhdojë gjykimi. 1868 çështje që vazhdojnë. 27 mijë çështje i janë bashkuar Tiranës, janë gati për tu rishortuar në trupën gjyqësore. Sipas llogaritjeve, çdo gjyqtar i kësaj gjykate do të ketë rreth 1080 çështje. Pra, çdo gjyqtar këtu ka më pak çështje se sa ka një gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë që ka shkuar në 1500 çështje. Që do të thotë që puna që ne do bëjmë këtu dhe mbështetja që do të kemi këtu padyshim që do ketë një impakt të madh në uljen e dosjeve dhe dhënien e shërbimeve për qytetarët. KLGJ ka marrë masa për staf administrativ cilësor. Kemi shkuar në nivelin që një gjyqtar të ketë 5.5 staf administrativ që asiston. Janë akomoduar të gjithë gjyqtarët. Këshilli po mendon për një gjykatë apeli të re, kemi mbështetjen e qeverisë dhe do të nisë projekti. A do ta kemi këtu ku jemi, duke ndërtuar një godinë të re dinjitoze, për të pasur një trupë prej 78 gjyqtarësh apo do ta kemi në një vend tjetër për ne nuk ka rëndësi. Për ne ka rëndësi që ne të kemi një njësi të mirë shërbimi që t’i ofrojmë qytetarit shërbim cilësor në kohë reale. ”, tha Llagami.

Llagami theksoi se qytetarët do i bëjnë kërkesat në vendet ku kanë qenë gjykatat e Apelit dhe se atje do ti marrin të gjitha informacionet që lidhen për çështjen e tyre gjyqësore.

“Ca do ndodhë me qytetarët? Nuk do ketë pengesë.  E vetmja pengesë që do ketë qytetari është se nuk do ta ketë gjyqtarin të aksesueshëm. Qytetari do ta marrë shërbimin aty ku e ka marrë për gjithë këto vite, pra në godinën e Gjykatave të mëparshme të Apeleve dhe aty do të marrë një shërbim i cili do të jetë jo vetëm i lidhur me informacionin, për të depozituar të gjitha aktet që duhen dhe të gjitha kërkesat që duhen për një gjykim në Apel apo një gjykim në Gjykatën e Lartë, por edhe për informacion për dosjen e tij në Gjykatën e Apelit. Nuk do kemi asnjë kufizim edhe të aksesit në gjykatë për qytetarin. Dhe programimi i çështjeve do e bëjë të mundur që qytetari të kemi mundësi që të vijë në Gjykatën e Tiranës. Duke pasur një trupë të plotë siç është tashmë Gjykata e Apelit të Përgjithshëm, e cila do lejojë mundësinë që të krijohen dy seksione në këtë gjykatë, seksionin civil dhe seksionin penal, padyshim që qytetari nuk do ketë më dështim të seancave siç ndodhte më parë. A do e marrë shërbimin më kualitativ? Sa më shumë të specializuar të jenë gjyqtarët, aq më cilësor do jetë shërbimi. KLGJ po merr masa se si ta mbështesë këtë gjykatë. Sot që ne fillojmë gjykimet në Gjykatën e Përgjithshme të Apelit nuk do dështojë asnjë seancë”, tha Llagami.

Ora 09:38
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami ka folur për shkrirjen e Gjykatave të Apelit. Nga KLGJ, Llagami tha se hartimi i hartës së re gjyqësore nuk ishte i lehtë, por një proces që u mori tre vite dhe se qëllimi kryesor është rritja e shërbimit të cilësisë. Llagami u shpreh se me hartën e re gjyqësore synohet shërbim më i mirë për qytetarët.

KLGJ pavarësisht masave që mori me rritjen e kuotave për magjistratët e rinj, u pa e udhës që përveç këtyre masave duhej te merreshin masa edhe strukturore, pra harta e re gjyqësore. Ishte një tendencë që sot po shkojnë gjithë vendet e zhvilluara, rritjen e shërbimit të cilësisë që japin këto gjykata. Synojmë që të kemi gjykata më të mëdha, të profilizuara me gjyqatarë të mirë që do ndikojë tek cilësia e vendimmarrjes që do ketë impakt tek publiku.

Nuk ishte procesi i lehtë, na mori 3 vjet. Nuk ishte diçka e thjeshtë, pasi përballeshim çdo ditë me prioritete. Nuk do ishte bërë nëse ne s’do kishim edhe mbështetjen e partnerëve tanë. Me gjithë kundërshtitë dhe dilemat arritëm ta miratonim se e kuptuam që ishim në një rrugë pa kthim. Sot është koncept shërbimesh, nuk mund të diskutim për shërbime nëse nuk flasim për kosto dhe optimizim të burimeve njerëzore”, tha Llagami.

Ora 09:19
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Kreu i Dhomës së avokatisë Vlorë: Drejtësia vonohet dhe bëhet më e shtrenjtë, rritet rreziku që qytetarët të bëjnë vetëgjyqësi

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Bajramaj ka folur në Report Tv për hartën e re gjyqësore që futet sot në fuqi. Në emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju' me gazetarin Andi Kapxhiu, avokati Duraj tha se me shkrirjen e gjykatave të Apelit qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, ndërsa kostot e tyre do të shtohen.

Shkrirja e gjykatave sipas tij do sjellë problem të madh në shqyrtimin e dosjeve dhe qytetarëve do u duhet shumë vite për të marrë drejtësi për një çështje të caktuara. E kjo, Bajramaj tha se do të rrisë rrezikun që qytetarët të bëjnë vetëgjyqësi.

“Hyn në fuqi vendimi për reduktimin e 5 gjykatave të Apelit në rrethe duke lënë vetëm një në Tiranë. Nga sot për qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, më shumë kosto për të marrë drejtësi. Duke parë që do ketë kosto, kërkohet një kohë e gjatë për të dhënë drejtësi është ajo frika që qytetarët do heqin dorë nga kërkimi për drejtësi dhe do i drejtohet rrugës tjetër, ajo që është edhe më e frikshme, ajo e vetëgjyqësisë. Një qytetar shqiptar nuk mund ta marrë drejtësinë pas 10 vitesh. Këtë shqetësim kemi ngritur ne. U kemi thënë që Shqipëria nuk është as Suedi as Danimarkë. Ata kanë kushte të tjera jetese”, tha Bajramaj.

Duraj thotë se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për hartën gjyqësore. Ai paralajmëron se mund të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse Kushtetuesja e lë në fuqi.

“Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka përgatitur kërkesë padinë dhe e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Presim ta marrë në shqyrtim. Po duke parë dhe duke bërë. Pasi të marim përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese mund t’i drejtohemi edhe Gjykatës së Strasburgut”, u shpreh Bajramaj.

Rreth 7 mijë dosje do të transferohen nga Gjykata e Apelit të Vlorës në Tiranë.

SI.E./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/02/2023 23:29

    Ketyre ju desh 3 vjet vetem qe mesuan stilin si t'i qethnin gjykatat,tani me 32 000 dosje,njerezit e shkrete do te presin ne boten tjeter t'ju vije rradha.Tani cilesia per lume dhe ve bast qe do te dalin te parat per shqyrtim ato dosje per te cilat do te paguhet nen dore me shume.Ne Strasburg dhe sa me pare,mos humbni kohe.

    Përgjigju
  • Qazim: 01/02/2023 17:54

    E kupton llagami fjalen cilesi? I duket si fjala salcice. Te papergjeshem, te paafte, hajdute e Edvin Rames

    Përgjigju
  • Arbërori: 01/02/2023 10:17

    Planprogrami serb po realizohet ngadal dhe sigur për shpopullimin e Shqipërisë , me ndihmen e Edvin shkjaut shqipfolës. Ky ështé tradhtari shqipfolës i shekullit !

    Përgjigju
  • qytetari që pëson: 01/02/2023 09:45

    Problemi nuk ka qenë asnjëherë të ndërhyrjet e qytetarëve në drejtësi por ndërhyrjet e personave të lidhur me pushtetin. Pra nuk ka ndryshuar asgjë për sa i përket këtij aspekti.

    Përgjigju
  • belinda: 01/02/2023 09:42

    dmth nje qytetar nga Kukesi duhet te vije ne Tirane ,goxha zgjidhje !!!!!!!!!!

    Përgjigju
    • Arbërori: 01/02/2023 10:23

      Zgjidhje fashiste

  • Faik Konica: 01/02/2023 09:13

    Do fryhen do vjedhin hajduteria e Tiranes do e bejn me ankand ke dosje te marrin ne shqyrtim,ankandi sa me I lart aq me mire per dosjen qe do shqyrtohet e para.. SHQIPERI TE KAM ...STE MORRA VESH NJEHERË!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet