Ngritën 2 laboratorë prodhimi Bitcoin me vlerë 1 mln euro në Shijak, gjykata liron 3 të arrestuarit
Pajisjet që prodhoheshin Bitcoin
Ardian Çekiçi dhe Liserxhio Xhaferraj, të arrestuar për prodhimin e kriptomonedhave, janë lënë të lirë nga Gjykata e Durrësit. Vendimi u morr nga gjyqtarja Flora Hasimi, e cila vendosi ‘detyrim paraqitje’ për ta.
Vetëm 3 ditë më parë në Shijak u zbuluan dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin, një në fshatin Pjezë dhe tjetri në fshatin Fllakë, investim që shkonte deri në 1 milion euro për ngritjen e strukturave.
Ndryshe nga rastet e tjera të prodhimit të kriptomonedhave në vend, këta persona nuk vidhnin energji elektrike, por rrymën e nevojshme e siguronin nëpërmjet paneleve diellore. Sipas Policisë, ata kishin kërkuar të regjistronin aktivitetin e tyre, por nuk ishin legalizuar pasi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk i kishte lejuar.
Gjatë operacionit, Policia sekuestroi 631 copë pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuterike për procedimin e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuterike për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë Hard disqe të jashtme, 71 copë pajisje elektronike për stabilizimin e temperaturave, pajisje elektronike për shpërndarjen e internetit, pajisje kompjuterike të lëvizshme dhe dokumente të ndryshme të subjekteve, fatura financiare, shënime të ndryshme etj.
/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.6%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1066
Lajme të tjera
-
Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë
26 Prill, 12:24
-
370 fëmijë nga e gjithë bota në Shqipëri për Botërorin e shahut, presidenti i federatës për Report TV: Jemi kthyer në qendrën e këtij sporti
26 Prill, 11:57
-
CAS rrëzon FIFA-n, KF Erzeni kursen 120 mijë euro
26 Prill, 11:32
-
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
25 Prill, 16:53
-
'Ne pastrojmë, ata bëjnë pis!' Ndoten kanalet kulluese, bashkia Durrës: Hedhin plehra nga dritarja!
25 Prill, 14:07
-
Amnistia penale, 15 të dënuar dhe të paraburgosur lirohen sot nga burgu i Fushë-Krujës
24 Prill, 10:36
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill, 15:22
-
Durrës, Meta me delegatët e Konventës: Dëgjoj që Ilir Meta është bërë diktator! E thonë ata që nuk marrin as 20 like
22 Prill, 20:01
-
Durrës/ Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, lihet e lirë gjyshja Bahrije Gjuni: E bëra nga dashuria, pas vdekjes së djalit doja ta rrisja vetë nipin
22 Prill, 15:40
-
Durrës/ Po trafikonte një automatik drejt Italisë, në pranga 66-vjeçari italian! Armën e kishte fshehur poshtë dyshekut në një rulot
22 Prill, 11:34
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04