Nikolla çon në komisione ligjin për
arsimin e lartë, opozita s'kundërshton

Nikolla çon në komisione ligjin për<br />arsimin e lartë, opozita s'kundërshton
TIRANE - Ministrja e Arsimit ka filluar ditën e sotme prezantimin e projekligjit për arsimin e lartë në komisionin e edukimit. Zonja Nikolla në fjalën e saj pësëriti se ky është një ligj që ka në qëndër cilësinë dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj studentëve dhe vetë petagogëve.

Gjithashtu zonja Nikolla theksoi se nuk do të ketë para publike për universitetet. Ndërsa vonesa erdhi për shkak të konsultimeve dhe ekspertizëz ndërkombëtare që ka dhënë edhe vlerësim për këtë reform të rëndësishme.

Ky është një ligj për studentët një ligj që synon t’i japë mundësinë që të rinjtë e këtij vendi të fitojnë nga universitetet dije cilësore të përfitojnë vlerën e munguar të mundit të tyre ti japë besim prindërve të tyre që investimi koha dhe financa do t ja vlejnë gjithçka tjetër ministria universitetet profesorati qeverisja agjencitë janë mjete në funksion të këtij qëllimi ligji ndryshon skemën e financimit duke futur konceptin modern të financimit me bazë performancën shteti do të jetë gjithnjë e më shumë financues i arsimit të lartë por këto financa taksa të qytetarëve shqiptarë sigurisht duhet të kthehen mbrapsht duke prodhuar maksimumin e mundshëm të vlerës”, tha Nikolla.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se në ndryshim nga shumë diskutime të tjera të projektligjeve, në komision nuk pati fare debate për thelbin për reformën. Por deputetet nga të dy kampet politike ngritën shqetësime periferike dhe nuk i morën me thelbin ligjit, që është mënyra e financimit.

Prej kohësh ligji për arsimin universitar ka hasur debate për shkak se cështjes së financimit, ku parashikohet financim i njëjtë si për universitetet public dhe ato private, por me kushtin që universitetet private të kthehen në institucione jo fitimprurëse.

Ndërkohë një ndryshim i rëndësishëm janë edhe tarifat e rregjistrimit, kur u jepet mundësia vetë universiteteve të përcaktojnë kuotat.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave