Nis fushatën nga Kamza, Meta: Shpalosje e 5 prioriteteve për përmbysjen e madhe demokratike

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka nisur ditën e sotme fushatën nga Kamza, aty ku do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nga ku ka ndarë edhe momente nga takimet më qytetarët e Kamzës, Meta u shpreh se gjatë takimit ka shpalosur 5 prioritetet që ka partia e tij.    

"100 mijë duar për 100 mijë zemra (vota). Sot në Bashkinë Kamëz nisa fushatën time si President i Partisë të Lirisë për të shtrënguar duart drejtpërdrejt me të paktën 100 mijë qytetarë të Qarkut të Tiranës, ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Takimet e drejtpërdrejta dhe shpalosja e 5 prioriteteve tona do të bëjë të mundur objektivin tonë madhor për përmbysjen e madhe demokratike dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë”, shkruan Meta.

 

 

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Alibeaj kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me listën e mbyllur do zgjidhen deputetë të privilegjuarit e kryetarëve

Alibeaj kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me listën e mbyllur do zgjidhen deputetë të privilegjuarit e kryetarëve