As Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt nuk është paraqitur në GJKKO për gjyqin. Ajo ka dërguar në sallë avokatin Maks Haxhia, i cili ka deklaruar se Xoxa nuk mund të marrë pjesë në seancë pasi ia ka ndaluar mjeku të shkojë për shkak se është shtatzënë.
Haxhia: Klientja është në pamundësi shëndetësore, është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë, i kam kërkuar të sjellë aktin e mjekut.
Lajmi kryesor:
Nis gjyqi për Veliajn, GJKKO pranon kërkesën: BKH t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore! Seanca e radhës më 24 mars











