ELBASAN - Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka ndodhet në Elbasan ku ka përuruar fillimin e punimeve në impiantin e përpunimit të mbetjeve, një investim nga kompania italiane “Albtek energy sh.p.k”
Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se më në fund këtij tumori në qytetin e Elbasanit dhe në të gjithë vendin po i vjen ora e shërimit. Duke inspektuar punimet, shefi i qeverisë shqiptare theksoi se kjo kompania italiane vendoset për herë të parë në vendin tonë, e cila do të sjellë edhe transformimin e mjedisit.
Kryeministri Rama nënvizoi se ky impiant do të nisë punë që këtë vit, ndërsa ky shembull do të ndiqet dhe shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit.
“Jam krenar që ky tumor stërmundonte të gjithë banorët e Elbasanit për shkak të ndotjes katastrofike, është në fazën e shërimit. Elbasani do të jetë shembulli si do të përpunohen mbetjet dhe që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Ky impiant vendoset për herë të parë në vendin tonë dhe do vendosë themelin e transformimit të mjedisit. Plehrat kanë 22 vjet që ndotin Shqipërinë, zotimi ynë që landfilli do fillojë punën që këtë vit dhe për bashkinë nis një rilindje mjedisore.” theksoi në fjalën e tij Rama
FOTO të tjeraLandfilli i përpunimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, është një investim me vlerë 22 milionë euro nga kompania italiane “Albtek Energy sh.p.k.”
Sipas para shikimeve të bëra, ky impiant pritet të vihet në funksion para korrikut të këtij viti dhe ku parashikohet të shkaterrohen 5 ton mbetje spitalore në ditë. Nga ky impiant, qyteti i Elbasanit pritet të përftojë 530 mije m2 hapësirë të gjelbëruar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.6%
Vota total: 795
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali me mbetjet spitalore/ Pronari i kompanisë mori 65 mln lekë tenderë për riciklim, por s’kishte pajisje
7 Qershor, 07:03
-
Hedhja e interteve dhe mbetjeve spitalore në brigjet e lumit Mat, përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe IKMT zbarkojnë në terren
28 Maj 2023, 15:28
-
Lezhë/ Katastrofë mjedisore në lumin Mat, plehra dhe mbetje spitalore hidhen në brigjet e lumit, 100 m larg burgut të Shënkollit
28 Maj 2023, 10:30
-
Gjirokastër/ Mbetje spitalore mbushin lumin Drinos pranë Lazaratit, banorët ngrenë alarmin! Pas publikimit të lajmit në Report Tv njoftohet policia
17 Qershor 2022, 09:58
-
Krim mjedisor në Memaliaj, mbetjet spitalore hidhen në përrua! Vatër infektive, në rrezik shëndeti i banorëve
1 Qershor 2022, 13:21
-
Krime në kohë pandemie, Shqipëria pjesë e megaoperacioneve të Europol kundër mbetjeve spitalore COVID dhe mashtrimeve online (FOTO)
30 Nëntor 2020, 12:42
-
Investigimi i KLSH/ Mbetjet spitalore jashtë kontrollit, ja si përfundojnë në lumenj nga indiferenca e institucioneve
11 Maj 2020, 14:19
-
Zbardhet raporti/ Krimet mjedisore nuk shqetësojnë prokurorët! Asnjë i hetuar në vitin 2019 për hedhjen e mbetjeve spitalore dhe inerteve në lumenj
11 Maj 2020, 09:25
-
Tjetër 'bombë' ekologjike, mbetje spitalore e inertet 'pushtojnë' Erzenin! Nga vijnë? Banorët e Ndroqit: Ujitja me ujë të ndotur rrezikon bimësinë (Vëzhgimi i Report Tv)
10 Maj 2020, 12:56
-
Misteri/ Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme që prodhon Shqipëria? Ekspertët: Vajrat industrialë derdhen në kanale
22 Shkurt 2020, 18:15