Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë

Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë

Projekti i Parkut Urban Spitallë, që ka nisur të ndërtohet

Nis puna për shndërrimin e zonës së Spitalllës dhe konkretisht ndërtimi i Parkut Urban në Durrës.

Kryeministri Edi Rama e ka njoftuar me një postim dhe foto-galeri në rrjetin social Facebook ditën e sotme (25 Nëntor).

Kreu i qeverisë shprehet se ky investim do ta kthejë këtë zonë në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe zonë të dedikuar për fëmijë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“Ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë, Durrës, që do ta kthejë këtë zonë në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe zonë të dedikuar për fëmijë”.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta