Kualifikueset e Botërorit , Shqipëria në grupin 'e ferrit' përballë Anglisë e Polonisë! Kosova kundër Spanjës! Reja: Do doja një short tjetër (VIDEO)

Shorti i kualifikueseve të Botërorit nuk është treguar aspak zemergjërë me Shqipërinë duke e vendosur në Grupi I me gjashtë skuadra. Kundërshtari më i fortë në letër do të jetë Anglia, ndërsa rivalët tjerë do të jenë Polonia, Hungaria, Moldavia dhe San Marino.

Në Botërorin e 2022 në Katar do të shkojë direkt skuadra që renditet e para, ndërsa ekipi i dytë bën ‘play-off’. Në përfundim të shortit, trajneri i Kombëtares Edy Reja, është shprehur pessimist për një kualifikim të mundshëm.                     

“Nuk kemi qenë me fat sepse shorti na ka penalizuar. Dihej se do të kishim një skuadër tepër të fortë që në këtë rast ishte Anglia, por më tej na ka rënë Polonia, ekipi më i fortë i vazos së dytë. Do kisha dëshiruar që të ishim në grupin e Danimarkës ose Kroacisë, por ne nuk do të luajmë si të mundur. Do provojmë edhe shanset tona.”

Aspak mëshirë nuk ka treguar shorti edhe për Kosovën, përfaqësuesen tjetër shqiptare. ‘Dardanët’ do të jenë në grupin B së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Ndërkohë kampionët e Botës në fuqi, Franca, do të jetë në grupin D me Ukrainën, Finlandën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kazakustanin. Italia, e cila në Botërorin e Francës dështoi të kualifikohej, do të jetë ne grupin C me Zvicrën, Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë, ndërsa Gjermania në grupin J me Rumaninë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Armeninë dhe Litenshtejnin.

Kualifikueset e Botërorit të Katarit do të nisin me 24 mars 2021 dhe të mbyllen me 21 mars të 2022, ndërsa për herë të parë Kupa e Botës do të zhvillohet në dimër, nga 21 nëntori i 2022 deri më 18 dhjetor kur edhe të luhet finalja.

Grupi A

1-Portugali

2-Serbi

3-Irlandë

4-Luksenburgu

5-Azerbajxhan

 

Grupi B

1-Spanjë

2-Suedi

3-Greqi

4-Gjeorgjia

5-Kosova

 

 

Grupi C

1-Itali

2-Zvicër

3-Irlanda e Veriut

4-Bullgaria

5-Lituania

 

Grupi D

1-Francë

2-Ukrainë

3-Finlandë

4-Bosnje Hercegovina

5-Kazakistani

 

Grupi E

1-Belgjikë

2-Uells

3-Republika Çeke

4-Bjellorusia

5-Estonia

 

Grupi F

1-Danimarkë

2-Austri

3-Skoci

4-Izreaeli

5-Ishujt Faroe

6-Moldavia

 

Grupi G

1-Holandë

2-Turqi

3-Norvegjia

4-Mali i Zi

5-Lituania

6-Gjilbratari

 

Grupi H

1-Kroaci

2-Sllovaki

3-Rusia

4-Sllovenia

5-Qipro

6-Malta

 

Grupi I

1-Angli

2-Poloni

3-Hungaria

4-Shqipëria

5-Moldavia

6-San Marino

 

Grupi J

1-Gjermani

2-Rumani

3-Islanda

4-Maqedonia e Veriut

5-Armenia

6-

Vijon ...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:37
'Do ishte bukur një fitore në Wembley', Duka për shortin: Grup i vështirë për Shqipërinë, objektiv real, vendi i tretë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas shortit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” që njohu Shqipërinë me kundërshtarët në këtë aventurë të re.

 Përmes një postimi në Facebook Presidenti i FSHF-së pranon se shorti na ka vënë në një grup të vështirë, por ai beson se kombëtarja kuqezi do të bëjë maksimumin në çdo ndeshje dhe nuk duhet të bëjë asnjë hap fals.

Sipas tij, objektivi i përfaqësueses shqiptare duhet të jetë vendi i tretë, por ai thekson se do të ishte e bukur një fitore ndaj Anglisë në "Wembley".

 

Ne.k./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • durcak: 08/12/2020 02:19

    pjerdh se lirohesh, po ku ke lidhje ti me futbollin si ilir meta me pemgritjen e thesarit

    Përgjigju
  • Alb: 07/12/2020 21:07

    Me kedo si me na ra neve, ne sjena te zote.

    Përgjigju
  • Tirona: 07/12/2020 19:14

    Po shpresoja qe te na binte me grupin E se ne ate grup mund te spresonim vendin e pare , ndersa ne grupin ku kemi rene ta harojme vendin e pare por shpresojme vendin e dyte per te shkuar ne playoff

    Përgjigju
    • Partizoni: 08/12/2020 00:22

      Vendi i 4. Nuk ka shanse per vendin e 2.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu