Nishani: PD u kthye në fasadë të masakrës elektorale! Dje në Kryesi fillimi i fundit politik të Bashës, shpalli farsën për karrigen e vulëmbajtësit

Pas mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD të zhvilluara dje në selinë blu ku u vendos që më 13 qershor demokratët të votojnë për kreun e ri të Partisë Demokratike, Bujar Nishani kritikon ashpër Lulzim Bashën. Përmes një postimi në rrjete sociale, Nishani thekson se Bashës sipas tij i intereson vetëm vula dhe karrigia e vulëmbajtësit, dhe jo rritja e Partisë Demokratike, as zhvillimi i Demokracisë si vlerë.

“Dje, L. Basha përtej retorikës tallëse e të gënjeshtërt ndaj demokratëve, konfirmoi se në shtator do të hyjë në Parlament, çka konfirmon kthimin e PD në një fasadë të masakrës elektorale. L. Bashës i intereson veç vula dhe karrigia e vulëmbajtësit dhe aspak fare, halli, vuajtjet, sakrificat e mijëra demokratëve apo kolapsi i shtetit të shqiptarëve. Deri dje, L. Basha, ankohej pse kritikët nuk prisnin përfundimin e ankimimeve, hetimeve të kasapanës, por vetë nuk priti as të dëgjojë zërin e demokratëve të bazës, të shqiptarëve të thjeshtë se çfarë mendojnë ata e në mesnatë shpalli farsën e rradhës për vulën dhe karrigen e vulëmbajtësit të Partisë Demokratike, pa mbaruar as afatet e përmbylljes së ankimeve që ka bërë po vetë”, shkruan Nishani.

Sipas ish-Presidentit Nishani, “kjo që nisi dje është fillimi i fundit politik të Bashës dhe platformës së asgjesimit të Partisë Demokratike”.

“Një kryetar i cili merr vendime në një sallë me më pak se 100 (njëqind) persona të pranishëm, ku domosdoshmërisht duhet të jenë mbi 200 (dyqind) të tillë, Një kryetar që përcakton për konkuruesit e tjerë vetëm 16 (gjashtëmbëdhjetë) ditë për të bërë fushatë në 60 (gjashtëdhjetë) degë, qartëson fare mirë qëllimin e vërtetë ! Në të vërtetë kjo që nisi dje është fillimi i fundit politik të L. Bashës dhe platformës së asgjesimit të Partisë Demokratike”, shton ai.

Gjatë mbledhjes Nishani ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës duke thënë se kjo është situata më e keqe që ka kaluar PD që prej vitit 1997. Edhe kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ka folur për mediat dhe ka shprehur vendosmërinë për të vijuar garën e tij deri në zgjedhje më 13 qershor, ndonëse e quajti garën të pabarabartë pasi Basha nuk dha dorëheqjen.

Kryesia edhe në Këshill Kombëtar vendosën që pas gati 1 muaj demokratët do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar lidershipin e ri. Propozimi u bë fillimisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Këshilli Kombëtar miratoi gjithashtu edhe vendimin e kryesisë për përbërjen e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e PD me 13 qershor. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit 'Një anëtar, një votë'.

Postimi i Bujar Nishanit:

Të dashur miq demokratë ! Dje ishte një ditë shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike, por pa e tepruar edhe për Shqipërinë ! Për Partinë Demokratike, pasi ishte rasti të shprehej vullneti, skicohej platforma dhe krijohej hapësira pë të nisur një proçes të vërtetë reformimi, ringritje, bashkimi, forcimi me synim kryesor kthimin e besimit të shumicës së shqiptarëve tek Partia Demokratike.

Për Shqipërinë, sepse është domosdoshmëri ekzistenca e alternativës qeverisëse ndaj një qeverie e cila pas 8 (tetë) vitesh dështimesh, korrupsioni, skandalesh, shkatërrimi institucionesh do vijojë të bëhet edhe më arrogante, më e korruptuar, më e dhunëshme, më mospërfillëse, më tradhëtare ! Por për fatin e keq të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë, lidershipi aktual e posaçërisht L. Basha pasi dështuan ta ngrenë PD në parti të parë e fituese para 25 prillit tani nisën çmontimin e çdo vlere, trashëgimie pozitive, mundësie ringritje dhe transformimi qytetar të Partisë Demokratike !

Dje, L. Basha përtej retorikës tallëse e të gënjeshtërt ndaj demokratëve, konfirmoi se në shtator do të hyjë në Parlament, çka konfirmon kthimin e PD në një fasadë të masakrës elektorale. L. Bashës i intereson veç vula dhe karrigia e vulëmbajtësit dhe aspak fare, halli, vuajtjet, sakrificat e mijëra demokratëve apo kolapsi i shtetit të shqiptarëve.

Deri dje, L. Basha, ankohej pse kritikët nuk prisnin përfundimin e ankimimeve, hetimeve të kasapanës, por vetë nuk priti as të dëgjojë zërin e demokratëve të bazës, të shqiptarëve të thjeshtë se çfarë mendojnë ata e në mesnatë shpalli farsën e rradhës për vulën dhe karrigen e vulëmbajtësit të Partisë Demokratike, pa mbaruar as afatet e përmbylljes së ankimeve që ka bërë po vetë !!!!!!!

Shërbim më të denjë ndaj masakruesit të zgjedhjeve, dhunuesit të demokratëve, shkatërruesit të Shqipërisë, që është Edi Rama, nuk mund të ketë. Tashmë misioni i vërtetë i L. Bashës po kuptohet e qartësohet çdo ditë e më mirë. Nuk ka asnjë merak për të respektuar sakrificat e demokratëve, asnjë dëshirë për fitoren e PD, asnjë synim për të ndihmuar e shpëtuar Shqipërinë. Një kryetar i cili merr vendime në një sallë me më pak se 100 (njëqind) persona të pranishëm, ku domosdoshmërisht duhet të jenë mbi 200 (dyqind) të tillë, Një kryetar që përcakton për konkuruesit e tjerë vetëm 16 (gjashtëmbëdhjetë) ditë për të bërë fushatë në 60 (gjashtëdhjetë) degë, qartëson fare mirë qëllimin e vërtetë !

Qëllimi është Vula dhe Karrigia e vulëmbajtësit e jo rritja e Partisë Demokratike, as zhvillimi i Demokracisë si vlerë e jo e jo sakrifica e puna për të ndryshuar Shqipërinë ! Në të vërtetë kjo që nisi dje është fillimi i fundit politik të L. Bashës dhe platformës së asgjesimit të Partisë Demokratike ! Nga dje ka nisur një përgjegjësi dhe detyrë historike për Demokratët anekënd Shqipërisë.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetari: 17/05/2021 16:15

    Hiq lenen vej prenen thoshin qemoti..Ky nishani gjer sa te vdesi do te puthi doren e atij qe e beri nga pompist ne president..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive