Nisi një romancë me Keisin, reagon e dashura e Kristit jashtë Big Brother Vip

Nisi një romancë me Keisin, reagon e dashura e Kristit jashtë Big Brother Vip

Zaza

E dashura e Krist Aliaj, Zaza, të paktën siç po qarkullon lajmi ka reaguar në lidhje me marrëdhënien që Kristi ka krijuar brenda shtëpisë me Keisin.

Gjatë bisedave me banorët, ai ka treguar se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare dhe sipas mediave është Zaza. Kristi i qëndroi “besnik” të dashurës së tij kur Kejvina po flirtonte me të, por mesa duket nuk ndonji e njëjta gjë me Keisin. Ajo ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e prekur dhe i vlerëson mesazhet pozitive e mbështetëse që ka marrë këtë periudhë.

“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë. Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin! Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”- shkruan Zaza.

F.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen