Nisin punimet për ndërtimin e unazës veriore të Tiranës, Balluku: Problem shtëpitë e palegalizuara, do marrim masa t'i strehojmë këto  familje

Nisin punimet për ndërtimin e unazës veriore të Tiranës, Balluku: Problem shtëpitë e palegalizuara, do marrim masa t'i strehojmë këto  familje

Kanë nisur punimet për ndërtimin e Unazës Veriore të Tiranës, pjesë e projekti të Unazës së Madhe. Kantieri i parë është hapur në lotin e 2 të Unazës Veriore, ndërsa në total në këtë pjesë janë 7 lote. Gjurma e këtij loti ndjek shtratin e Lumit të Tiranës.

“Ky është kantieri i parë që hapim në këtë pjesë. Me fillimin e punimeve këtu mbyllim 40% të volumeve të mbetura të unazës së madhe të Tiranës. Një nga kompleksitet që kemi është pjesa e shpronësimeve. Fatkeqësisht shumë shtëpi janë të palegalizuara, por ne do të marrim masat për të strehuar edhe ato familje që kanë banesat e palegalizuara. 60 banesa do të shpronësohen vetëm në lotin e 2, por disa janë të pa-legalizuara. Shumica e banesave në Unazën Veriore janë të pa legalizuara”, tha Balluku.

Balluku kërkoi po ashtu nga ndërtuesi dhe ARRSH që të respektohen afatet për mbylljen e punimeve.

“Koha e dorëzimit të veprës është 11 muaj, është një afat ambicioz dhe shpresoj shumë që ta mbajmë këtë afat. Duke qenë se projekti është i studiuar, dhe shpronësimet po vijojmë, shpresojmë të ruajmë afatet kontraktuale. Nëse mbyllet brenda 1 viti ky lot, Tirana do të marrë frymë lirisht. Do kemi një unazë të madhe që do të marrë volumin e trafikut që vjen nga akset kombëtare”, tha Balluku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës