Nisja e vaksinimit anti-COVID në Shqipëri/ Kalo: Fillimi i përfundimit të pandemisë! ‘Gjithologët' të mos vijojnë me teoritë konspirative

Nisja e vaksinimit anti-COVID në Shqipëri/ Kalo: Fillimi i përfundimit të pandemisë! ‘Gjithologët' të mos vijojnë me teoritë konspirative

TIRANË- Nisja e vaksinimit anti-COVID në Shqipëri, mjeku Tiran Kalo, një ndër vullnetarët e parë që bëri ‘live’ këtë vaksinë e shikon si ‘fillimin e përfundimit të pandemisë.

Në shkrimin e radhës në ditarin e tij në Facebook, Kalo nuk e ka kursyer edhe një mesazh për ‘gjithollogët’.

Nisur nga fakti që një pjesë e mirë e tyre gabuan në parashikimet e tyre që kjo pandemi do merrte fund nga vera apo vjeshta e 2020, ai ka një kërkesë për ta. Që të mos nisin sërish me teoritë konspirative për vaksinën që do të ndikonte në frenimin e popullatës për t’u vaksinuar.

“Kohë kovidiane….11.01.2021…Një ditë për tu shënuar….Fillimi i Vaksinimit ndaj Infeksionit të shkaktur prej virusit Sars-C0v2/Covid-19…1- Imunizimi i deritashëm aktiv i popullatës nga kalimi i Covid-19, 2- masat dobiprurëse të MDH = Maskë + Distancim + Higjenë dhe tashmë 3- Imunizimi pasiv përmes Vaksinimit të Popullatës, po ndërtojnë fuqishëm një “trekëndësh barabrinjës” sipërfaqia e të cilit me siguri që do të kufizohet gradualisht, duke shpënë në “asfiksimin” përfundimtar të Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19 brënda tij….Parashikimet e Protagonistëve gjithollogë për përfundimin e  Pandemisë në mesin e muajit Maj, më pas në mesin e muajit Korrik 2020,  apo në mos shtimin e rasteve pas 15 Shtatorit 2020, nuk rezultuan në gjë tjetër përveçse në “një flluskë pseudoshkencore irrealiste”….Shpresoj që tash e tutje “aralla e gjithollogëve” të mos rilëshohet “në detin e teorive konspirative”, e të pengojë me mendimet e tyre kofuzion-ndjellëse zgjerimin e fushatës së sapo-filluar të Vaksinimi ndaj Sars-Cov2/Covid-19….Vaksinimi personal sjedh më shumë besueshmëri në popullatë për këtë proçes….Nga sot kemi me siguri fillimin  e përfundimit të pandemisë…Vijimi i kujdeshëm i respektimi të mAdh pavarësisht Vaksinimit, duke marë në konsideratë edhe ata që tashmë e kanë kluar këtë “flamë mbarëbotërore”, me siguri do të krijojnë premisat që vera e vitit 2021 të mos jetë si vera e vitit 2020, por “më e ngrohtë në lirishmërinë” e lëvizjes së popullatës, një verë si gjithë verat para-pandemike….durim e shpresë se fundi i tynelit nuk është shumë larg dhe i pa mbritshëm…Together forever”, shkruan Kalo.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja