Nisma e qeverisë për rritjen e pagave/ Zusi: Biznesi nuk bën magji, duheshin konsultime! Çoçoli: Mundësohet vetëm nëse ka rritje ekonomike në vend

Nisma e qeverisë për rritjen e pagave mesatare në vend, ka sjellë diskutime mes ekspertëve të eknomisë mbi mundësinë e realizimit të një politike të tillë. Kreun e shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve Alban Zusi, tha se duhet të jetë analizuar më parë nëse një rritje e tillë është e mundshme dhe e qëndrusheshme në kompanitë e biznesit privat në vend.

I ftuar në studion e Report TV, me gazetarin Arbër Hitaj, Zusi tha se një politikë e tillë kërkon që fillimisht të ndërmerren konsulta me biznesin privat dhe të caktohet strategjia për një rritje të vazhdueshme të rrogave në mënyrë që ekonomia të mund ta përballojë. Ai tha se pavarësisht thirrjeve të kryeministrit, pagat nuk mund të rriten nëse nuk ka rritje ekonomike në vend.

“Kësaj iniciative i mungon konsultimi. Ana publike është një e pesta e punonjësve. Si do i rrisim këta të tjerët? Këta nuk rriten me urdhër. Tek pjesa private kush do i krijojë të ardhurat. Ne problemin më të madh e kemi njerëzit në biznes që po na ikin, edhe ata që janë super të kualifikuar.

Kam ndërmarrë një studim dhe nuk është thjesht cështja e pagave arsyeja pse njerëzit largohen. Është e gjithë klima e jetesës në vend. Jo vetëm në Shqipëri, është në rajon. Por edhe në rajon, nuk po largohen vetëm për shkak të pagave të ulëta, ikin edhe sipërmarrës.  Mungon strategjia sesi pagat e sektorit privat të rriten në mënyrë të qëndrueshme. Pagat rriten nëse ka rritje ekonomia. Le të dalë kryeministri të thotë që do rriten pagat, por nëse nuk ka rritje ekonomike, nuk rritet paga”- u shpreh Zusi.

Më tej ai shtoi se ekzistonte rreziku që rritja e rrogave të shoqërohet me rritje çmimesh si pasojë e mos konsultimit të qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve.

“Biznesi nuk bën magji. Mund të ketë rritje rroge vetëm nëse do kemi rritje ekonomike. Unë uroj shumë që njerëzit rreth tij dhe vetë kryeministri të ulen dhe të bisedojnë me përfaqësues të biznesit. Në të kundërt mbetet që këto para të qytetarëve të qarkullojnë në ekonomi. Të rrisin konsumin. Por kemi edhe riskun tjetër që kjo rritje e rrogës të shoqërohet me rritje çmimesh dhe të mos japë impakt”-argumentoi ai.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, tha se së pari qeveria duhet që t’i kishte ofruar bizneseve politika ekonomike që do të ndihmonin në rritje të produktivitetit të tyre dhe për rrjedhojë do sillnin edhe rritje të pagave për punonjësit.

“Mua takimet e kryeministrit me bizneset më duken si takime ndërgjegjësimi. Unë e shoh që qeveria duhet të ulet me biznesin dhe t’u ofrojë bizneseve ndihmë në politikat ekonomike. Sepse ashtu mund të rriten pagat, jo ndryshe. Që të arrijmë që këto 750 fabrika të kapin ritmin e duhur, qeveria të ulet dhe t’i pyesë për çfarë kanë nevojë që të rrisin investimet dhe më pas t’i kërkojë rritjen e pagave për punonjësit që do të jetë e mundur”-theksoi Çoçoli.

Eksperti tha se konsultimet më të shumta të qeverisë duhet të përqendrohen tek biznesi prodhues dhe eksportues që janë thelbësor për zhvillimin e ekonomisë në vend.

Sipas kryeministrit Edi Rama, paga mesatare në vend do të shkojë nga 563 euro në 900 euro. Ndërkohë paga miniamle nga 34 mijë lekë ka shkuar në 40 mijë lekë. Rritja e pagave do të shtrihet në dy faza. Brenda këtij muaji, me vendim të Këshillit të Ministrave, do të rritet paga për punonjësit e arsimit, shëndetësisë, zjarrfikësve, si edhe për policinë e Shtetit, Burgjeve dhe Gradës. Ndërkohë, në fazën e tjetër do të rritet paga për administratën, pasi projektligji të kalohet në Kuvend.

TABELA E NDRYSHIMIT TË PAGAVE
PAGA MESATARE
 ishte 563 euro- Bëhet 900 euro
ADMINISTRATA PUBLIKE: Nga 49 000 lekë - Bëhet 81 000 lekë
MËSUESIT E ARSIMIT BAZË: Ishte 74 000 lekë - bëhet 95 000 lekë
MËSUESIT E CIKLIT TË MESËM: Mbi 1 milionë lekë
PEDAGOGËT: Paga bazë rritet + 20%
INFERMIERËT: Paga bazë 87 000 lekë, me shtesat mbi 90 000 lekë

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!