Njё yll i ri nё Walk of Fame, çifti
shfaqet pёr herё tё parё me vajzat

Njё yll i ri nё Walk of Fame, çifti<br />shfaqet pёr herё tё parё me vajzat
Rayn Reynolds tashmë ka një yll në Bulevardin e Famës në Hollywood. Aktori duket se është lumturuar tej mase për këtë çmim, pasi gjatë ceremonisë kishte marrë me vete të gjithë familjen e tij, nënën, vëllezërit, mbesat, nipërit dhe gjithashtu bashkëshorten Blake Lively dhe dy fëmijët e tyre.

“Është një moment shumë i veçantë që vjen vetëm një herë në jetë nëse je fatlum, kështu që nuk doja që të mungonte askush nga familja ime”, tha protagonisti i filmit “Deadpool”. 

Ky vit që po lemë pas ka qenë mjaft I suksesshëm për aktorin, pasi filmi i tij me superheronj “Deadpool”, me një buxhet prej 58 milionë dollarësh, u shndërrua papritur në një hit, duke grumbulluar 780 milionë dollarë në të gjithë botën.

Ai u shpall jo vetëm aktori më i mirë në një komedi për rolin në film, por edhe si artisti i vitit në ceremoninë e “Critics' Choice Movie Awards”.

[gallery]20174[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur