Para disa kohësh, një koleg i një radioje lokale donte të bënte për Radio-Tiranën një intervistë me njerëzit që protestonin për ndotjen e ujit të pijshëm në një komunë malore. Fillimisht gazetari e mori me guxim aparatin e regjistrimit, e futi në çantë, por kur shkoi në vendgjarje nuk e nxorri atë, pasi situata ishte e tensionuar. Kur njerezit e pyetën se çfarë kishte me vete, ai u përgjigj se ishte student dhe në çantë kishte libra. Të veprosh në këtë mënyrë nuk do të thotë se je frikacak, por të jesh i arsyeshëm, sepse deri tani ne nuk kemi arritur akoma që njerëzit të gëzohen kur mes tyre vinë gazetarë të mediave publike për t’u interesuar për çështjet e tyre të përditëshme.
Gjithë këto vitet e fundit nuk është provuar që për programet e Radios Publike të ndërtohen marrëdhënie besimi me dëgjuesit, deri në atë masë sa të besohen dhe të pranohen përpjekjet e ndershme të gazetarëve për informim objektiv. Vetëm kaq mjafton për të treguar atë boshllëk të përgjithshëm besimi në informimin e mediave publike, që me dhimbje na kujton se sa rrugë e gjatë është bërë, deri sa një Medie me të vërtetë informative dhe ndihmuese e demokracisë, t’i japë një shërbim të rëndësishëm njerëzve.
Roli i radiove lokale
Kush tjetër, përveç radiove publike lokale, mund t’i ofrojë popullsisë së fshatit shqiptar, në mënyrë të vazhdueshme, kontribute radiofonike nga zonat ku ata banojnë? Asnjë stacion tjetër kombëtar apo ndërkombëtar nuk mund ta bëjë më mirë këtë gjë. Këtë nuk mund ta bëjë dot as Radio-Tirana, e cila, në çdo rast, ka nevojë për materialet e radiove locale në programin kombëtar, realizimi i së cilës në sektorin e informacionit aktual mbetet një iluzion, pa patur linjat direkte të komunikimi me Tiranën. Mbeten të rralla rastet kur një redaktor i përkushtuar nga Tirana shkon një apo dy herë në vit në Korçë apo në Kukës, ku viziton edhe disa fshatra përqark për të kërkuar material për një kontribut konkret radiofonik.
Problematika e ngjarjeve në zonat rurale është shumë më e shpeshtë se kaq. Në rast se, fjala vjen, në Liqenin e Prespës apo atë të Shkodrës gjuhet peshk me dinamit dhe lëndë të tjera plasëse, atëhere kjo nuk është një temë vetëm për banorët e fshatrave përreth liqeneve të sipërpërmendur. Kjo është një temë edhe për banorët e Tiranës. Çfarë shërbimesh mund të afrojnë radiot publike bija për radion mëmë? Ato janë të shumta: problemet e fëmijëve në shkollat e fshatrave, pajisja me libra, mobilje shkollore, ngrohja, dëmtimi i rrugëve, erozioni i tokës, prerja e pyjeve, kujdesi shëndetësor, çështjet kulturore etj etj. Pra ka ardhur koha që gazetarët dhe korrespondentët nga rrethinat të ushqejnë me “material interesant” radion qendrore dhe në këtë mënyrë të nxjerrin në pah edhe vlerat kombëtare të radiove locale.
Drejtues të përkushtuar apo..
Trainime dhe ëorkshop-e bëhen shumë dhe në to marrin pjesë vazhdimisht me dhjetra gazetarë elektronikë, por nuk është arritur që drejtorë të radiove të interesohen, qoftë edhe një herë të vetme seriozisht, se çfarë mësojnë në realitet punonjësit dhe kolegët e tyre; dhe si spjegohet fakti që emisionet e prodhuara gjatë këtyre ëorkshop-eve janë, dukshëm, shumë më interesantë nga ato që prodhohen zakonisht në radio. Është për t’u habitur, sidoqoftë, se sa pak kuriozitet dhe interesim ngjallin ato tek drejtuesit. Përse ndonjë drejtues nuk thotë, të paktën një here,: “Unë po vi kësaj radhe me ju për kërkime në terren; do të punoj edhe unë një ditë me ju; edhe unë dua të bëj një herë një intervistë dhe të konstatoj sa mirë di unë ta bëj këtë; dua të shoh një herë se si punojnë kolegët e mi dhe si i arrijnë ata, më pë pas, këto rezultate në studio”.
Nga mungesa e interesimit të përhapur tek forcat drejtuese të radiove publike del për mua, detyrimisht, konkluzioni se nuk është e pranishme as vetëdija më minimale e tyre për problemet e përditshmë në radio. Kështu që, në përgjithësi, gjendja në radiot shqiptare është akoma shumë mbrapa asaj që kërkohet nga një ofertë moderne programore. Po jap vetëm një shembull: Në një vizitë të bërë pak kohë më parë në një fshat malor, disa banorë më thanë se program i një radiostacioni publik lokal u është bërë i mërzitshëm për vdekje dhe nuk mund të dëgjohet.
Ndër të tjera ata më treguan se dinë gjithmonë me egzaktësi se cili titull muzikor do të anonçohet dhe, më pas, unë konstatova me dhimbje se ata kishin plotësisht të drejtë. Në programin e radios në fjalë transmetohet gjithmonë i njëjti avaz (disk), me të njëjtit tituj muzikorë, pa bërë asnjë ndryshim e zhvendosje këngësh, pa futur moderim në mes tyre, pa asnjë përpjekje për t’u thënë “diçka për të qënë” dëgjuesve e për t’u sh i t u r atyre programin e radios. Kjo është vetëdija e lartë e dëgjuesve tanë për atë detyrë shërbimi që ka radioja ndaj shoqërisë.
Profesionalizmi
Të gjitha problemet që unë ndriçova më lart vërtiten, në fakt, rreth një koncepti kyç që është profesionalizmi. Vetëm gazetarët me të vërtetë të mirë mund të bëjnë programe bindëse për radion rurale. Këtu është i nevojshëm një angazhim total: punë e vështirë në terren, një parapërgatitje shumë e mirë për kërkime të plota gazetareske, përdorimi i sigurt i aparateve dixhitale të regjistrimit si dhe aftësia për të dhënë sa më shumë informacione interesante, në një gjini radiofonike të përshtatshme për transmetim dhe në një kohë sa më të shkurtër. Kjo gjë vlen edhe për lajmet nga zonat rurale. Ato duhet të kenë vlera njohëse, duhen përgatitur me profesionalizëm dhe të mos përmbajnë mendimin ose komentin e redaktuesit, për të ruajtur kësisoj objektivitetin
Reformë në strukturat programore
Duke u nisur nga detyra e radios si institucion shërbimi për zonat rurale del në pah nevoja e reformave në strukturat programore. Problemi është se askush nuk i ndryshon strukturat në rast se nuk ka argument bindës që të detyrojnë për këtë gjë. Një arsye shumë e mirë është garantimi i një oferte të re në program. Kush shpall vetëm një reformë, por nuk e zbaton atë bëhet po aq i pabesueshëm sa ai që, një diçka të re në program, e heq pas pak kohësh për shkak të mungesës së materialeve. Ka ardhur koha që drejtorët e radiove lokale të futin në program një emision të ri mbi Radion Rurale.
Por para se ta bëjmë këtë gjë, ata duhet të sigurojnë personelin e nevojshëm të kualifikuar, i cili të jetë në gjendje që t’u përcjellë dëgjuesve një emision interesant për të përmirësuar imazhin e radios tek dëgjuesit dhe, para së gjithash, të ofrojë cilësi të lartë.Radios në Shqipëri i duhet që, fillimisht, të rifitojë besimin e humbur tek publiku, t’u sh e si dëgjuesve një product cilësisht të vlerësueshëm, çka arrihet vetëm në sajë të punës të lidhur ngushtë me njerëzit dhe problemet e tyre.
*) Autori i këtij shkrimi është kualifikuar për Radion-Rurale në Gjermani
Shkrimi u publikua sot (03.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com