Një i ri shqiptar u dogj rëndë pasi shpëtoi të fejuarën e tij nga një 49- vjeçar, i cili i hodhi acid në një metro në Nju Jork.
Sipas mediave amerikane, shqiptari Petrit Alijaj, 23- vjeç pësoi lëndime të rënda në trup dhe është aktualisht duke marrë trajtim në spital.
Ai është fotografuar i mbuluar me fasha në pjesën e sipërme të trupit të tij në spitalin Presbyterian-Ëeill Cornell të Nju Jorkut, ndërsa mjekët thanë se ai kishte djegie në 30% të trupit dhe mund të qëndrojë në spital për të paktën një javë për t’u shëruar.
“Ia vlejti. Unë e mbroj të fejuarën time me trupin tim”, tha ai për “The Post”.
Ai tregon se sulmuesi, i identifikuar më vonë si 49-vjeçari Nile Taylor, i cili më pas u arrestua nga policia mbante një filxhan në dorë të mbushur me pak lëng dhe më pas e hodhi në drejtim të të dashurës së tij.
“Ai kishte një filxhan dhe kishte brenda diçka si vaj, bëri zjarr dhe e hodhi të gjithë”, tha ai.
Alijaj tha se pati mundësi të kthehej me trup për të mbrojtur të fejuarën dhe kushërirën e tij, të cilat ishin ulur pranë tij. Këmisha e tij mori flakë dhe ai menjëherë filloi të godiste veten me duar për të shuar flakët.
“E prekja veten për të shuar zjarrin. Kështu që ndërsa vrapoja unë po digjesha”, tha ai.
Pas ngjarjes, ai u pa duke u larë me ujë të ftohtë nga një zjarrfikës.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.4%
-
Jo
83.3%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2037
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shiti 82 kg kokainë, dënohet me 9 vite burg në Zvicër 37-vjeçari shqiptar! Merr urdhër dëbimi 12-vjeçar
2 Qershor, 16:13
-
SHBA/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani takim me profesionistët shqiptarë në Nju Jork, ftesë për bashkëpunim me ILD
10 Maj, 18:12
-
Dua Lipa dhe Calum Turner zyrtarizojnë dashurinë, dalin hapur në Nju Jork
28 Prill, 12:04
-
Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump
19 Prill, 20:50
-
Shtetet e Bashkuara në nevojë të madhe për punëtorë ndërtimi
8 Prill, 16:03
-
Tërmeti 4.8 ballë lëkund ndërtesat në New York, më i madhi në 40 vjet! OKB pezullon takimin për Gazën
5 Prill, 18:00
-
U largua në ’97, familja e saj e persekutuar nga regjimi komunist! Njihuni me shqiptaro-amerikanen e dytë në Këshillin e Bashkisë së Uestçesterit
27 Janar, 18:57
-
Aksident tragjik në New York, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur! Një nga makinat kishte bombola gazi! Dyshohet për akt terrorist
2 Janar, 16:47
-
Rudy Giuliani shpall falimentimin, pasi i kërkohet të paguajë 148 milionë dollarë për shpifje
21 Dhjetor 2023, 21:29
-
Banda shqiptare e Milanos/ Hajdutët akrobatë me walkie- talkie dhe makina! 4 të arestuar, i pesti i vdiq pas një grabitjeje! Zbardhen përgjimet (EMRAT)
6 Dhjetor 2023, 15:40
-
Sulm me thikë në Nju Jork, autori vret 4 persona dhe u vë flakën, plagos 2 policë para se të qëllohet për vdekje
3 Dhjetor 2023, 16:41
-
Nëntori Shqiptar në New York dekoron Richard Grenell
29 Nëntor 2023, 22:50