Një ditë para pretencës për Shullazin, Ambasada e SHBA: Mbështesim prokurorët, shqiptarët presin drejtësi
Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada shton se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.
Banda 'Shullazi' në Gjykatë
TIRANE - Kaosi i krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen "Shullazi" ka sjellë reagimin e Ambasadës së SHBA në Tiiranë. Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për këtë situatë, ndërsa vetëm një ditë më pas, të martën pritet të jepet pretenca për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tij të bandës, tha sot se “populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”.
Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada shton se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.
Pak ditë më parë, refuzimi i një grupi prokurorësh për procedurat e zëvendësimit të kolegut që ndiqte çështjen, çoi në kërkesën për hetim disiplinor ndaj tyre nga ana e kryeprokurores Arta Marku, ndërsa tre u transferuan jashtë Tiranës në prokurori më të ulta. Ky vendim u cilësua nga prokurorët si në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që përmes një deklarate Arta Marku shpjegoi se ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrimet e tyre kushtetuese.
Pas kaosit të krijuar te Krimet e Rënda, Prokuria e Përgjithshme njoftoi caktimin e grupit të prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Emrat e prokurorëve të çështjes janë drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe prokurori Gent Osmani./Zëri i Amerikës/
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.7%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 7040
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë €! E shiste në zonën e Shullazit, në pranga edhe shoku i tij! 6 muaj në përgjim (VIDEO)
9 Dhjetor, 10:46
-
Do ekstradohen nga Gjermania/ Fabio Ballabani kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, 25 vjeçari plagosi një person tek Rrethrrotullimi i Plepave (EMRAT)
28 Gusht, 20:19
-
Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
14 Gusht, 12:24
-
Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimet e Emiljano Shullazit dhe 11 të tjerëve
28 Qershor, 10:26
-
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj, 11:55
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj, 11:16
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
19 Maj, 10:22
-
Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka
18 Maj, 19:10
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash
18 Maj, 09:46
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars, 11:08
-
‘Vuani nga skleroza’ debate në gjyq mes grupit të Shullazit e mjekëve për ekspertizën e Luftar Reçit! Dëshmon Agron Kuliçaj, flet për letrën që mori nga i penduari
15 Janar, 13:26
-
Urdhra nga burgu! Që prej 2020-ës, 15 bosë krimi u izoluan në ‘41 bis’! Shullazi i izoluar për 2 vite! Çfarë është regjimi i posaçëm: Çdo gjë përgjohet, lejohet 1 takim në muaj
13 Dhjetor 2023, 15:30
Mos se eshte gjynah hahahaha po si nuk menduat pak per Loshin, ku do lypi ai tani buke dhe cigare. Denimi i kesaj bande do jete spektakular, njelloj si ai imameve qe mbeshtesnin Isis. Hetimet po vazhdojne dhe se shoejti kesaj bande do i atribuohen me prova edhe vrasjet dhe rrembimet si rasti i Stafukes. Tani jane shkrekptimat, stuhia ende ska filluar. Mbeshtetje per prokuroret dhe gjyqtaret qe do i tregojne vendin kesaj bande.
PërgjigjuÇka ambasada me këtë. Ky o rob i mir. Ktij ja falin njerzit pronat lekët biles prej qejfi i thon hajde dhe na vej nja 200 dinamit. Ka ndodh qe nja 4 rob i kan shku dhe kan thon u Shullaz na vrit se nuk dum me jetu mo. Ene ky i shkreti sjua ka prish qejfin.
PërgjigjuIke per lesh bubi.posho i qet se mren aty ke për ta honger. Mer ne Xhiren me vehte qe tpjelli aty.
PërgjigjuNë krah eshte qendur gjithmon SH.B.A. Shqipëris. Ti shtypim çibanët e qelbëzuar të vëndit tonë.
Përgjigju