Një leksion perfekt për t’u ruajtur nga virusi

Një leksion perfekt për t’u ruajtur nga virusi

Vajza e infektuar me koronavirus

Videoja e vajzës (kliko këtu për ta parë) së prekur nga koronavirusi u dashka ndjekur nga të gjithë për disa arsye:

1-Për të mësuar një herë e përgjithmonë se sëmundja nuk zgjedh dhe nuk ke asnjë mundësi tjetër të ruhesh prej saj, përveçse duke u mbyllur në shtëpi. Gjë, që jo të gjithë po e bëjmë siç duhet.

2-Për të kuptuar se infektimi nuk është turp që duhet ta fshehim apo për të cilin duhet të gënjejmë mjekët, por një hall që mund të zërë secilin prej nesh, po nuk u vetëmbrojtëm.

3-Për të ngulitur mirë në kokë se e vetmja mënyrë për t’u shprehur dashurinë të afërmëve tanë më të shtrenjtë është t’u qëndrojmë atyre sa më larg këto ditë.

4-Për t’u njohur live me faktin se nuk është e vërtetë që COVID 19 preferon të moshuarit, por ai godet njësoj këdo që i del përpara. Ndryshimi i vetëm është se tek pleqtë bën më shumë dëm, ngaqë i gjen më të dobët.

5- Për të provuar se nuk ka nevojë që të jesh patjetër në moshë të madhe për të qenë i kthjellët, i mençur, i ditur dhe mbi të gjitha i pjekur. Në kushtet e bombardimit nga marrëzitë e adultëve të famshëm, sinqeritetI dhe qartësia e të resë së panjohur, që rrëfeu eksperiencën e saj të hidhur me koronavirusin, merr shumëfish vlerë.

-Në mbyllje, i uroj asaj shërim të shpejtë dhe kërkoj ndjesë paradhënie, nëse kjo do të rezultojë video fake

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koha e refimeve: 22/03/2020 14:19

    keshtu meson edhe Astri nga sinqeriteti infantil i asaj. Qe mos falsifikoj te verteten...sic ka bere der tani. Normal qe po behet propagandimi i saj dhe asnje nuk i meshon faktit qe asaj asnjenjeri sdo i bej gje. Ajo pati fat u diagnostifikua dhe ketu nuk thote njeri qe ska mundesi diagnostifikimi e kurimi absolut ne shqiperi jo ne ne tapet sic beri korea japonia veneto ne italine gjitone apo pjeserisht ne gjermani. ketu eshte meshuar ne mos daljen jashte ne mos kontaminimin pasi vihet ne krize sherbi shendetesor i kalbur shqiptar pa asnje finacim keto 15 vjet asnje dhe po u vu ai ne krize nga kontaminimi i korones bie qeveria e bablokut. ketu eshte halli. por babloku e bleu bashen...dhe ketu gabon astriti qe i lejuan pd dhe opozites te drejtohen nga basha. falsifikuan votimin...ketu nuk ben autokritike Astriti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm