Ministrja e Arsimit, Besa Shahini është vlerësuar nga presidenti i Herties School në Gjermani, Henrik Enderlein. Ministrja ka qënë ish-studentja e tij e masterit për të cilën Enderlein është shprehur se ndjehet krenar.

Ministrja Shahini ka publikuar një shkrim të presidentit të Herties School në Gjermani, shkollë e cila radhitet ndër më të mirat në botë në fushën e politikës.

“I gjithë komuniteti i ‘Hertie School of Governance’ është krenar për Besa Shahinin. Një model për të gjithë studentët dhe alumnit e kësaj shkolle,”- shkruan presidenti i universitetit gjerman.

Vlerësimeve të ish-pedagogut të saj, Shahini iu përgjigj: Do jap maksimumin për ta përcjellë çdo njohuri të fituar në një ndër shkollat më të mira për politikat publike në botë në çdo hap dhe punë që do bëjmë për arsimin, sportin dhe rininë shqiptare.

Postimi i Besa Shahinit: