Një paralajmërim i Ramës 4 vite më parë që sot bëhet realitet, për të cilin u tall dhe u tha se do i 'hante kokën'
Edi Rama dhe Donald Trump
Ajo që ka ndodhur në SHBA të mërkurën, ka shokuar krejt botën. Por, ka qenë një politikan, që në fakt e ka parashikuar këtë gjë, që para se Donald Trump të zgjidhej president.
Edi Rama ka qenë i vetmi politikan, që deklaronte gjatë fushatës elektorale të katër viteve më parë, se nëse zgjidhej president, Donald Trump do të ishtë një fatkeqësi dhe kërcënim i madh për Amerikën. “Donald Trump do të jetë një fatkeqësi për amerikanët nëse zgjidhet”, tha Rama atëhere.
“Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trump-in dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën”, e përsëriti deklaratën e tij Rama, e cila bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
“Mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin president. Sepse do të ishte një president që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, shprehej ai.
Atëherë Rama u vu në qendër të një sulmi dhe talljeve të opozitës dhe mediave të saj në Tiranë, për deklaratat e tij të “papërshtatshme”.
Madje pas fitores së Trump, opozita kaloi në delir dhe shprehin në kor se presidenti amerikan do “hakmerrej” dhe do e rrëzonte Ramën nga pushteti.
Gjë që normalisht nuk ndodhi. Natyrisht që deklaratat e atëhershme të Ramës, ndoshta ishin të papërshtatshme dhe nuk i takonin t’i bënte, për shkak se ato ishin të papërfilshme për një vend si SHBA, kur bëheshin nga kryeministri i një vendi të vogël si Shqipëria.
Por, fakt është që realisht ndodhi ajo që tha dhe parashikoi Rama.
Dhe ndoshta sot më shumë se kurrë, Rama mund të “krenohet” dhe të thotë me të drejtë “unë ju paralajmërova”!/ TemA
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Ndahet nga jeta akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit
27 Nëntor, 19:03
-
SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI
27 Nëntor, 19:01
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
NBA/ Phoenix i jep leksion Lakers, Milwaukee 'shkelmon' krizën! Fitojnë Bulls e Rockets
27 Nëntor, 14:24
-
Javier Mascherano fiton garën me Sylvinhon, prezantohet zyrtarisht te Inter Miami
27 Nëntor, 13:53
-
Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare
27 Nëntor, 13:17
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
O kadi efendi i gjithi kaqol Edi Rama vërtetoi që është zheni se e tha para 4 vjetësh që Trampi është rrot ka*i o kadi kryeka****i.
Përgjigjuprandaj mbasi u zgjodh trump ky rama rrinte si langaraq nga mbrapa (se jo per gje jane xhirimet qe e dokumentojne) ishte gati ti lepinte zbokthin.
PërgjigjuTe dolen fjalet o edi rama,,je politikan i lindur...
PërgjigjuJa pra nje dhenije e drejte vleresimi per zgjedhjen ne USA per presidentin kater vite me pare e dhene nga Edi Rama per kanditatin per president te PR Tramp qe tha “ Mos e dhente Zoti qe Tramp te zgjidhet president i Amerikes” Se per Ameriken ky njeri do jete nje Fatkeqesi Kombetare ne dem te popullit amerikan dhe kjo u vertetua sot mbas 4 vjetesh se kush ishte ky njeri Qimekuq Dhe ju e dini o popull se cfare jane dhe cfare bejne keta njerez kur kane dicka ne dore fatet e kombit Pra u vertetua llogjika e Edit Pra ta mari vesh edhe ai Mjekercjapi ne Rredhin katror qe e ka idhull Alfred Cako psikopati qe po terorizon popullin shqipetar me teorite Psikopatije ne lidhje me Pantemine e Corona Virusit me te folurat e tij ne ekrane televizive Si shpertimtari i njerezimit Tu shofte Zeri o Alfred Cako
Përgjigju