Një nga organizatorët e grevës së urisë së 10 naftëtarëve të Ballshit ka deklaruar për Report Tv se qëndrimi i tyre do të vijojë. Ai tha se nëse do të marrin tre paga do të negociojnë për hapat e tjerë, ndërsa u shpreh se i gjithë qyteti e ka jetën të lidhur me këtë rafineri. "Ditën e sotme kemi bërë një njoftim për të organet kompetente. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me grevën e urisë. Do kërkojmë edhe mirëkuptimin e bizneseve, për disa hapa në fillim. Shpresoj të kemi një reagim sa më shpejt. Në uzinë operojnë rreth 870 punonjës. Kërkesat tona janë bazike. Prej muajit shtator kompania ka ndërprerë veprimtarinë. Ata thotë se detyrimet shëndetësore janë paguar, por ne nuk kemi marrë pagë. Biznesi me shtetin është në rregull. Shteti mbi cilën pagë i ka marrë këto detyrime. Këta duhet të na informojnë se cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve tanë. Palët të ulen në tavolinë dhe të flasin të negociojnë. Ne kemi bërë javën e kaluar takime në ministri. Të dyja palët e kanë shumë të qartë kërkesën tonë. Në rast se ata na likujdojnë sot për tre paga ne do të flasim për fatin e rafinerisë. Këtu nuk jam unë që e ka marrë përsipër. Ne kemi një staf të mirëorganizuar. 10 punonjësit në grevë urie përfaqësojnë 900 punonjësit. Në grevë është i gjithë qyteti që e ka jetën të lidhur me këtë rafineri. Sot ka një vendim nga ana e tyre për të refuzuar ndihmën mjekësore", u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
8 ditë grevë urie/ Punëtorët e stacionit të Pompimit në Poçem: Refuzojmë mjekët, të ndërhyjnë ambasadorët! Basha: Do jem zëri juaj
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.7%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1582
Lajme të tjera
-
Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital
26 Prill, 17:43
-
Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës
26 Prill, 17:27
-
Presidenti Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes: Mirënjohje për ata që u janë rikthyer tokave, rol patriotik
26 Prill, 15:25
-
Të huajt plazh në Shqipëri pa nisur sezoni! Rrëfejnë ‘sekretet’ pse rekomandojnë Darëzezën
26 Prill, 15:12
-
Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje
25 Prill, 14:47
-
Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim
25 Prill, 10:20
-
Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital
23 Prill, 19:34
-
Fier/ Mjeti shkrumbohet nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)
23 Prill, 11:27
-
Fier/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të dehur (VIDEO)
23 Prill, 07:34
-
Fier/ Mbeti e bllokuar në banesë, zjarrfikëset shpëtojnë të moshuarën
22 Prill, 22:33
-
Protestë në shi, fermerët e Roskovecit e Dimalit kundër ndërtimit të termocentralit në fshatin Suk 1: Të ndalet projekti ose hyjmë në grevë
21 Prill, 16:16
-
FIER/ Të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 të shpallur në kërkim! Kapet 24-vjeçari që theu arrestin e shtëpisë (EMRAT)
20 Prill, 16:31