Tentoi t’i japë fund jetës para SPAK, 63 -vjeçari rëndë në QSUT! Kredia iu kthye në borxh 4.8 mln lekë! Prokuroria e Posaçme: Kërkoi takim me një hetues të BKH (VIDEO)

Tirane - Skema e mashtrimit financiar me mikrokreditë ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri. Një nga këto viktimat është dhe Pal Trashaj, nga Lezha i cili sot (2 korrik 2024) në kushtet e depresionit tentoi t'i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë para dyerve të SPAK. 

63 vjeçari i cili njihet si historian në qytetin e tij, dhe ka mbajtur dhe postin e PD-së në këtë qytet, 2007 - 2009, prej vitesh ka denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë. Sot kishte shkuar në ambientet e SPAK të takohej me një nga hetuesit e BKH-së 

 Ai nuk është lejuar për 2 - 3 orë të hynte në ambientet e brendshme (brenda ku nuk lejohet hyrja e personave që nuk kanë lidhje me këtë institucion) dhe ka nisur të bërtasë se donte të bënte takim me drejtuesin e SPAK dhe më pas piu dicka që kishte në letër'  raporton gazetarja e Shqiptarja.com Keti Banushi.

Me të dëgjuar fjalët "Piva fotoksinë' nga 63 vjeçari nga Lezha, punonjësit e gardës dhe gazetarët njoftuan ambulancën e cila e shoqëroi në urgjencën e QSUT, (Ora 13:00) ku vijon të jetë në luftë për jetën.

Në orën 19:00 burimet e Report TV bënë me dije se Pal Trashi ndodhet në reanimacionin qëndror të QSUT-së dhe se gjëndja e 63 vjeçarit ishte tepër e rëndë.

Si kredia 76 mijë lekë u kthye në borxh 4.8 mln lekë 
Mësohet se Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e Pal Trashajt e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte. Trashaj kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes së pronës së tij nga përmbarues, për të cilët më herët kishte bërë një padi civile në Gjykatën e Lezhës. Ai pretendonte se kredinë e kishte shlyer dhe se veprimet e kryera për sekuestrimin e pronës së tij ishin të paligjshme.

Reagon SPAK 

Në një reagim SPAK informoi se 63 vjeçari kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. Ndërkohë kreu i SPAK, Altin Dumani nuk ndodhej në godinë por ndodhet në SHBA, për një vizitë pune. 

Viktimat e mikrokredive dhe hetimet
Pal Trashaj është një nga viktimat e shumta të mikrokredive, por dosja e tij nuk është objekt i hetimeve të SPAK. Ndërkohë në vitin 2015 Trashaj u gjobit dhe nga gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë.

Në muajin maj të këtij viti, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur 9 masa sigurie, 5 “arrest në burg” dhe 4 “arrest në shtëpi” për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ pasi janë përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë.  
Si shembull për përmasat e skandalit me mikrokreditë prokuroria sjell rastin kur Micro Credit Albania, i ka sekuestruar një personi, 14 pasuri të paluajtshme për rreth 348 mijë lekë detyrim të prapambetur. Sipas prokurorisë 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.3 milionë euro. Ata përdornin një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerjeje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Shpresa tek SPAK
Të shumtë janë qytetarët që i drejtohen SPAK me shpresën se mund të zgjidhin problemin që kanë edhe në rastet kur dosja nuk është objekt hetimi për këtë prokurori. 

Njoftimi i policisë së Tiranës 
"Më datë 02.07.2024, në rrugën "Panorama", përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" informoi sot policia e Tiranës. 
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
Tentoi ti jap fund jetës para SPAK, reagon Prokuroria e Posaçme: Kërkoi takim me një nga hetuesit e BKH

1719946565_SPAK.JPG

SPAK ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm, ku 63 vjeçari, Pal Trashaj, nga Lezha piu lëndë helmuese para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Në reagim shkruhet se ai kërkoi takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.

Njoftimi i SPAK:

Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. 

Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. 

Pas disa orësh, jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj. Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij. Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • noku: 02/07/2024 21:29

    po keto nuk jane mikrofinance. keto jane banda kriminale. keshtu vepron mafja ne itali

    Përgjigju
  • Tepashpirt: 02/07/2024 19:48

    Keta te mikrokredive jane me keq se te Onkologjikut!

    Përgjigju
  • Ppsh: 02/07/2024 19:46

    Rip ismail kadare

    Përgjigju
  • Po mër po: 02/07/2024 18:39

    Ndoshta e ka dërguar Nongrata ose Like floriri këtë kamikazin me paracetamol të kërkojë Dumanin, jo SPAK-un.

    Përgjigju
    • ilir: 02/07/2024 20:45

      Imagjinoje veten ne kushtet e atij ooo... "njeri"! Nese e ben dot!

  • Ja aahtu: 02/07/2024 18:28

    Esht salo bajga qe lejoi piramidat dhe keto banka te dores se dyte ku bejn vec pastrim parash Mir te te behet se I ke sherbyer atij sistemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania