'E di mirë nga kush e ke porosinë', Mit'hat Havari zbulon në 'Repolitix': Më kanë kërcënuar, më ofenduan gruan dhe vajzën (VIDEO)

TIRANË- Mit'hat Havari, ish- drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit ka denoncuar "live" në studion e Report Tv se është kërcënuar.

Duke ngritur problematikën se njerëzit që kanë kontribuar për vendin janë lënë në harresë, Havari ka zbuluar se më 23 tetor është kërcënuar nga një person i identifikuar si Sajmir Moilli me urdhër të një krimineli, të cilin ai e kishte denoncuar më herët në një studio televizive.

Në emisionin "Repolitix" përballë gazetari Denis Minga, Havari tha se e ka denoncuar rastin në polici, por uniformat blu kanë hezituar dhe pavarësisht se ka rreth 10 ditë që ka ndodhur ngjarja, "ai krimine" nuk ka rënë në pranga.

"Ti e di nga kush e kam porosinë", më tha se denonciva publikisht dikë në TV. Kam marrë Ardi Veliun, në celular u tregua i gatshëm, por ka kaluar 10 ditë dhe skush nuk ka rënë në pranga. Shoh një lloj hezitimi, një polici inekzistente. Kam qenë zyrar i lartë i policisë së shtetit. S'kemi ngelur rrugëve që të na denigrojnë ashtu', tha mes të tjerave Havari. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Deklarata e fortë e Rustës: Krimi përdor politikën në Shqipëri, lidhja e tyre është shumë e fortë (VIDEO)

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka akuzuar politikën si një ndër shkaktaret kryesorë të njerëzve të drejtësisë të korruptuar. Në studion e Report Tv, Rusta tha se lidhja e krimit me politikën është më e fortë se ajo që krimi ka me njerëzit e drejtësisë.

"Politika i zgjedh njerëzit e drejtësisë, politikani i detyron ato që të lidhen me krimin. Këta mbarojnë punët e veta me krimin, por krimi përdor politikën, është më e fortë se dhe lidhja e krimit me njerëzit e drejtësisë. Krimi me njerëzit e drejtësisë prodhon krim, por ajo e politikës është më e rëndë. Këtu prokurori e zgjedh politikan. Në magjistraturë janë fëmijët e gjyqtarëve, prokurorë. Kjo gjë është kthyer në trashëgimi", tha Rusta.

Ora 22:58
Vishaj: Ka gjyqtarë që në të kaluarën janë arrestuar për vepra të turpshme, por sot vijojnë punën normalisht (VIDEO)

Avokati Saimir Vishaj në studion e Report Tv ka bërë një deklaratë të fortë, sa i përket pastërtisë së figurës që njerëzve të drejtësisë në Shqipëri. Vishaj tha se në sistemin e drejtësisë në vendin tonë ka gjyqtarë që janë arrestuar në të kaluarën e tyre për vepra penale të turpshme, por pavarësisht kësaj ato vijojnë punën në Gjykata. Për Vishajn, një nga arsyet kryesore përse ndodh ky fenomen është mungesa e një regjistri të gjendjes gjyqësore për personat që ndjekin shkollën e magjistraturës.

"Mungon një regjistër i gjendjes gjyqësore çfarë ka ndodhur para se të bënte shkollën e magjistraturës... si e fitoi, ka shkuar refugjatë, ka një të dënuar jashtë? Kemi gjyqtarë të arrestuar për vepra të turpshme dhe ai vazhdon punën. Ti ke një të kaluar dhe s'mundesh ti të punosh gjyqtarë e prokuror", Vishaj.

Ora 22:54
Havari zbulon në 'Repolitix': Më kanë kërcënuar, s'mund të bëja grushte me të! Policia inekzistente (VIDEO)

Mithat Havari, ish- drejtues policie ka denoncuar "live" në studion e Report Tv se është kërcënuar.

"Janë kërcënuar rrugëve, në 23 të muajit tetor, jam qytetar i thjeshtë, jam kërcënuar rëndë nga Sajmir Molli, më terrorizoi. Kishte marrë përsipër nga një kriminel. Ti e di nga kush e kam porosinë", më tha se denonciva publikisht dikë në TV. Kam marrë Ardi Veliun, në celular u tregua i gatshëm, por ka kaluar 10 ditë dhe skush nuk ka rënë në pranga. Shoh një lloj hezitimi, një polici inekzistente. Kam qenë zyrar i lartë i policisë së shtetit. S'kemi ngelur rrugëve që të na denigrojnë ashtu'. S'ka dhënë kontribut për Shqipërinë më shumë se unë, po t'i kishte ndodhur Ramës do ishte ngritur shteti në këmbë. Atë ditë që më ka kërcënuar, ka kërcënuar dhe një polic. Janë gjëra të rënda. Më fyu shumë rëndë, "Fu*k wife, daughter , everything" Isha në terror psikologjik, s'kisha asnjë lloj përkrahje as nga banorët që unë jetoj aty prej 25 vite, s'jam boksier, s'mund të bëja grushta me të, tha ai. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 06/11/2019 10:17

    Mithat Havari eshte njeriu we I Ka dhene me shume atije vendi te mallkuar ,ne 1997,keto policet e sotem fshiheshin si minute,ndersa Zoti Havari luftoi duke bene jeten ne rrezik per nirmalizimin dhe vendosjen we qetsise ne Shqiperi,kur vinte ne Burrel Bandar nuk dilnin ne dere nga frika.O politikane te there vlersoni kuadror dhe njerzit e ndershem dhe me vlera sic eshte Mithat Havari .

    Përgjigju
  • Qytetari: 06/11/2019 08:28

    Fat i keq i mithatit po te isha une do ta kisha mbytur me thonj ate maskara qe ofendon mitaitin nje njeri qe ka then nje kontribut shum te madh ndaj komunitetin .

    Përgjigju
  • asl: 06/11/2019 06:14

    Jam dakort me zoterine ne fjale ,por jo "ka disa"e verteta eshte se jane 95% e pak them.Ah ku je o Gjercj Fishta qe te thenat e tua vijojne dhe sot e kesaj dite.

    Përgjigju
  • bufi: 06/11/2019 06:10

    O shoku ate e di dhe bufi po faji eshte joni sidomos i rinise.

    Përgjigju
  • Shabani: 05/11/2019 23:21

    O mithat merr tet vella dhe bjeri

    Përgjigju
    • mihtati: 06/11/2019 13:09

      ty shabe te pallon ne sum ai vllai ketij ...

    • Thanasi: 06/11/2019 08:40

      Pse i fort vllai i mihtatit?

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra