Njeriu i ri salishian apo berishoid, paraziti frymëmarrës i opozitës dhe Shqipërisë

Njeriu i ri salishian apo berishoid, paraziti frymëmarrës i opozitës dhe  Shqipërisë

Kjo e 25 prillit nuk do të jetë garë pozitë-opozitë, është garë ndërtues-shkatërrues të sistemit ligjor, respektimit të ligjit dhe të gjithë sistemeve demokratike në Shqipëri. Gara është mes shqiptarëve dhe mes një kategorie njerëzish që u formuan në këto 30 vite tranzicion postdiktaturë: njeriut të ri salishian apo berishoid që i është ngjitur opozitës si parazitët bimëve, duke ia thithur linfën, e dalëngadalë edhe jetën. Dhe nuk është aspak ofendim. Eshtë një konstatim për të cilin disa do të jenë me të vërtetë krenarë. Pasi, krenarinë e tyre e perceptojmë përditë.

Eshtë e qartë që kush adhuron Sali Berishën, nuk i ka bërë dhe nuk do t’i bëjë përshtypje asgjë që shkruhet dhe faktohet mbi të. Nuk do të mjaftojnë 30 vite histori, filmime, dëshmi, zë, figurë, që ta fokusojë njeriun salishian tek e vërteta. Ai do të fokusohet, do të kapet, do të mbërthehet, do të lidhet me zinxhirë te defektet e Edi Ramës. Do të kërkojë një foto, një ton fjale, një veshje, një batutë, një vështrim, një mosvështrim, për ta shkatërruar në sytë e mendjes Edi Ramën dhe për të mbajtur, ruajtur në piedestal Sali Berishën. Shfaqjet janë të përditshme. Njeriu salishian apo berishoid, burrë a grua, do të të përgjigjet përhere: Lëreni Saliun! Mos u merrni me Saliun! Saliu iku. Çfarëdo fakti e dëshmie t’u thuash.

Nëse i kujtohet një salishiani apo berishoidi trafiku i armëve drejt Serbisë gjatë luftës me Kosovë, kontrabanda e naftës, piramidat, dhuna ndaj gazetarëve, ndaj opozitës, Tragjedia e Gërdecit, 21 janari, plumbat ndaj Guardia di Finanza në Lazarat, afera e Kompleksit Partizani, Porto Romano, Damir Fazlliç, dhuna e përditshme verbale dhe nxitja e urrejtjes përmes rrjeteve sociale dhe politikanëve të ndikuar prej tij ndaj kujtdo që mendon ndryshe nga Berisha, e të gjitha krimet e pahetura e të pandëshkuara falë vetëm petkut të politikës (herë në pushtet dhe herë në opozitë), ata përgjigjen me: fotot nudo të Edi Ramës, arrogancën e Edi Ramës, bashkëshortet e Edi Ramës, familjen e Edi Ramës, miqtë e Edi Ramës dhe përbetohen se do të shkatërrojnë çdo gjë që ka ndërtuar nga veriu në jug Edi Rama, në emër të prishjes së godinës së Teatrit prej tij. Dhe thonë: Akoma me Saliun ju? Për një salishian apo berishoid çdo fjalë a batutë e Edi Ramës është 1000 herë më e rëndë se çdo veprim i Sali Berishës.

Por këtu dhe vetëm këtu qëndron thelbi i problemit: Saliu jo vetëm nuk ka ikur, por ndikon me mënyrën e tij kaq të dallueshme, të shndërruar në një brand të pagabueshëm, çdo veprim, çdo hap, çdo deklaratë e sjellje të politikanëve në opozitë. Eshtë e tepërt të ripërmendim të përditshmet në gjithë vitet e fundit. Le të kujtojmë edhe më të fundit ndodhi: Pasaktësitë në listat e kandidatëve të opozitës së bashkuar, të mbushura me gabime, pasaktësi, mungesë dokumentacioni, mosrespektim kuotash të barazisë gjinore dhe më e fundit dhe absurdja: emrat e tepër në listë. Lulzim Basha, në mungesë totale respekti dhe serioziteti për njerëzit e tij, ka vendosur në listat e kandidimit nëpër qytetet më shumë emra se nga ç'parashikon ligji! Me të drejtë KQZ ja preu si me gërshërë! Sa turp! Sa mosrespekt! Sa paaftësi!. Eshtë ABC-ja e nisjes së një gare. Përpilimi i listave të kandidatëve është ajo që duhet të kishte marrë më shumë kohë, seriozitet, talent, fantazi, risi për një opozitë. Jo! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta kthejë mbrapsht listën duke i lënë një afat korrigjimi deri me 16 mars. Eshtë sikur bukëpjekësi të nxjerrë në dyqan një bukë të mykur, të lagur, të prishur. Eshtë sikur ndërtuesi të dorëzojë një shtëpi me muret e çara e pa çati a një urë pa këmbë, sikur mjeku të lerë plagët hapur, sikur këngëtari të dhurojë një këngë pa nota muzikore, sikur vajbërësi të të japë një vaj pa ullinj. Eshtë sikur, një opozitë të mos mendojë e punojë me kokën e duart e saj, por me atë të dikujt që fshihet e thotë: “Iku Saliu. Ka lënë Bashën në vend të tij!”. Edhe kur shërohen nga kjo patologji, kur largohen prej zonës së influencës apo hipnozës, salishianët dhe berishoidët e kanë të vështirë të shohin gabimet e tmerrshme të liderit të tyre: Nuk është gabimi i Saliut, është i Lulit i dëgjon të përsërisin përditë!

 E në vend që sot të gjëmonin opozitarët, se në krye kanë njerëz që nuk janë të zotë të dorëzojnë as lista të sakta, vazhdojnë të mos shohin të vërtetën në sy e të thonë: Nuk e ka fajin Saliu!

Njerëzit salishianë apo berishoidë janë parazitët e vërtetë që kanë kapur e rrezikojnë t’i marrin frymën opozitës shqiptare dhe si rrjedhojë Shqipërisë. Ata nuk e lenë të rritet, të forcohet, të lulëzojë e të bëhet vlera e vërtetë dhe e domosdoshme e Shqipërisë. Dhe janë kaq krenarë e të ndërgjegjshëm në të qënit salishianë a berishoidë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardian: 11/03/2021 14:40

    Bravo moj cupe

    Përgjigju
  • Qytetari: 11/03/2021 13:39

    Te siguroj se jane ne minorance prej vitesh berishistet apo metistet,kjo eshte e dukshme dhe prekshme qe qytetaret me integritet nuk i durojne dot pacavure te tilla Berisha-Meta.

    Përgjigju
    • Shoku i qytetarit: 11/03/2021 16:49

      Ata kane vjedhur kaq shume sa injorantet i blejne kollaj fare (dhe Shqiperia ka injorante savte duash) Po te shikosh elektorati i pd lsi eshte ne fshat. Pacim fatin e mire qe kesaj rradhe te qerohen nga jeta e Shqiperise keta shpifsira.

  • Aventurieri Gold Like Metaj: 11/03/2021 13:32

    Bravo dhe respekt per penen dhe personalitetin tuaj zonja Malltezi! Kjo qe nenvizoni ju per njerezit Salishiane alios Berishoide eshte plotesisht e vertete.Dhe argumenti apo pergjigjja e pare me kedo qe preket po ti zesh ne goje keiminelin Berisha apo qehajain Lyl do te te pergjigjet pa nje pady " akoma me Saliun ti,Saliu= banditi 24 karatesh Sali=Plaku Mere=personifikimi i djallit ne Tirane e ne shqiperi , ka ikur (ne drejtim te paditur=SHQUP=ne vilen e Lalezit) ose per krimet e per ngjarjet e fundit te thone " s'eshte faji i Saliut,por i Lylit etj etj",a thua se shqiptaret jane debila dhe nuk e dine se te dy ata jane njeri me mut se tjetri dhe Lyl Tavarishi i KGB=UDB-se s'eshte vartes i tij dhe pa lejen e tij s'e hap dot zyren dhe s'ben dot as shurren!Por me tragjikja eshte se ka akoma njerez qe shpresojne se ata do te rishfaqen ne skenen politike te 25 prillit si "Ndryshimi" qe ka nevoje vendi dhe u shkon per shtat fjala popullore "per inat te sime vjehrre shkoj e fle me millonane" dhe nga qejfmbetjet apo urrejtjen qe kane per Edi Ramen se nuk u ka plotesuar ndonje teke,apo duke u mbeshtetur ne batutat qe ai leshon here pas here ,kalojne ne ekstremin tjeter dhe vrapojne drejt SHQUPIT apo SHPK-se se Metaj Monikes,kujtojme keshtu me te diskredituarit Les Nikolla,Kac Islamin etj duke vene ata ne plan te pare e shqiperine te fundit,duke heshtur e nenvleftesuar ne menyre kriminale per gjithe punen qe ka bere Edi Rama dhe qeveria e tij keto 8 vite dhe duke mos belbezuar per asnje nga krimet e bera nga Berisha,Luli,Like- Monika ,Medi Gerdeci e oborrtaret e tjere te ngjitur pas SHQUPIUT.Kur thoshte dhe i ndjeri Francesk Radi ne kengen e tij " Ky fat na ra".Dhe kjo violine do degjohet gjate,perderisa ambasada amerikane nuk e ka ndare mendjen te dorezoje ne SPAK dosjen e ketyre krimineleve qe kane shkaterruar kete vend e kane lyer duart me gjak.I vetmi ngushellim per shqiptaret eshte fakti qe ne kete vend ka vertet shqiptare qe i kane thene mendjes "ik pirdhu" dhe jane inkuadruar pas ketyre te dy bandave,por ama shumica e shqiptareve i ka trute e kokes ne vend dhe llogjiken e shendoshe dhe e ka treguar gjate ketij tranzicioni te tejzgjatur se asnjehere nuk kane votuar ne shumice per keto banda "politike",biles dhe kur keta kane "fituar" kjo ka ardhur si pasoje e shitblerjes se vvotes,kercenimeve e shantazheve ,mekanizma keto te futura ne sistem nga banditi Berisha dhe te perfeksionuara me tej nga me nderi president i Leshelise.Zgjedhjet e 25 Proillit do u japin p[ergjigjen e merituar ketyre edepsezeve qe kane 30 vjet qe e kane marre peng kete popull e kete vend dhe pas zgjedhjeve te shpresojme se SPAKUT do i dale frika nga keta emra me rekorde te theksuara kriminale.

    Përgjigju
  • Genti: 11/03/2021 13:16

    Bravo

    Përgjigju
  • Shkodrani: 11/03/2021 13:04

    Nje nga shkrimet me domethenese e me kuptimplote nga Alba. Bravo.

    Përgjigju
    • KB vlore: 11/03/2021 16:27

      Shkrim i persosur. I ben autopsine subjekteve politike. Je e drejtperdrejte dhe sinjifikative. Je brilante. Flm

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja