TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka kushtuar një vëmendje të veçantë, një prej infermiereve të spitalit Infektiv në QSUT, e cila është në vijën e parë të fronit të luftës me COVID-19.
Ajo është Kimete Zgura, një nga heroninat për së gjalli të kohërave moderne. E përkushtuar, e palodhur, profesionale...këto janë fjalët që ministrja përdor për përshkrimin e Kimentes.
"Kimete Zgura shërben me përkushtim e profesionalizëm në spitalin infektiv, e palodhur si i gjithë stafi infermieror i këtij spitali, që çdo ditë përballen me COVID19, me misionin për të shpëtuar jetë.Punë heroike e infermierëve të Infektivit", shkruan Manastirliu.
Zoti ju dhente force dhe jete te gjate.
PërgjigjuRespekt dhe mirenjohje per punen, perkushtimin dhe sakrificen e saj dhe kolegeve ne stafin e Spitalit Infektiv.
Përgjigju