Pas përleshjes së bujshme mes reperit nga Kosova Cozman dhe atij shqiptar Noizy, ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale ku ka shkruar se dikush duhet të paguajë për atë çfarë ndodhi.

 “Dikush do të mbajë përgjegjësi. Shihemi”, shkruan reperi në postimin e tij.

Ngjarja ndodhi të martën e kësaj jave ku Noizy pati një përleshje me armë me Cozmanin në Prishtinë.

Ndërkohë, pritet që gjykata të marrë vendim për dy të përfshirët që ndodhen në mbajtje, Cozman dhe Albert Krasniqi.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com