Bëhet fjalë për këngëtaren kosovare Nora istrefi, e cila ka shijuar plotësisht ditët e pushimit në një nga vendet më të bukura dhe njëkohësisht të shtrenjta siç është Dubai.
Nora ka ndarë vazhdimisht foto me fansat e saj në rrjetin social Facebook të pushimeve të bukura që po kalon, ku është dukur në super formë.
Duket se ajo jo vetëm ka shijuar rrezet e diellit dhe ujin e kristaltë të plazheve, por është njohur dhe me traditat e Dubait.
Këtë vëmë re në fotot që vetë këngëtarja ka postuar në rrjetin social.
Në njërën prej tyre Nora shfaqet e veshur me veshjen karakteristike të fesë myslimane, ndërsa në një tjetër ajo po bën një xhiro në shkretëtirë me motor të posaçëm.
(b.t/shqiptarja.com)