Nora Malaj 'tërhiqet' nga LSI: Misionin tim politik e kam mbyllur! Patronazhistët 'fajtorë' për humbjen më 25 prill! Shkarkimi i Metës? Çdo veprim i Kuvendit është nul

Ish-deputetja e LSI Nora Malaj e cila nuk fitoi mandat në zgjedhjet e 25 prillit në një intervistë për Report Tv deklaroi se misionin e saj në politikë e ka mbyllur pasi ka dhënë një kontribut luajal për më shumë se 20 vite. Me këtë ka nënkuptuar se ajo do të jetë më e "tërhequr" nga politika, duke marrë një tjetër rol, atë analizues. Pavarësish kësaj Malaj tha se nuk mund ta quajë veten të anashkaluar nga LSI, duke thënë se ndihet e vlerësuar prej saj por nuk u votua.

"Politika duhet të jetë e ftohtë e drunjtë për të bërë një analizë të plotë. Deri më tani jemi në momentin e vlerësimit të situatës. Pas krimit zgjedhor po analizojmë të gjithë skenën. Misionin tim politik e kam mbyllur. Kontributi im prej 20 vitesh në politikë ka qenë shumë luajal. Jam ndër të paktat politikane që i kam duart e pastra dhe asnjëherë se kam tradhëtuar misionin tim. Politikës i duhen njerëz me personalitet e të guximshëm. Shtatori do sjellë një qasje tjetër të vendimarrjes politike. E dua forcën politike me të cilën është themeluar dhe skam shanse ta quaj veten te anashkaluar nga kjo forcë. I dhashë mundësitë e mia. Isha e 8 në listë u vlerësova dhe su votova", tha Malaj.

Në zgjedhjet e 25 prillit LSI pësoi një rënie drastike, duke marrë 4 mandare. Humbja sipas Nora Malajt i dedikohet "patronazhistëve" dhe sistemit.

"Me një fjali  e patronazhistëve dhe gjithë sistemit që pësoi një metamorfozë. Derisa të dalë raporti i plotë çdo koment është i tepërt. Lënia e mandateve ishte një dështim. Mendoj se ka ardhur momenti për një qasje tjetër politike. Veprimi që ndodhi, që ishte radikal, që su pëlqye nga ndërkombëtarët... Mendoj që ka kohë pozita për të bërë reflektim. Ka marrë të gjitha pushtetet, vetëm ajri nuk e di a është i gjithpushtetshëm apo mund të na e vendosin me pikatore. Të mos përdorë gjuhën arrogante që e pamë dhe në zgjedhjet e fundit", shtoi ish-deputetja.

Ndërsa u pyet për senacën plenare që do mbahet nesër, ku Kuvendi do të votojë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, tha se Kuvendi është nul dhe çdo vendim që ai do të marrë, është i tillë.

"Ky kuvend është nul dhe çdo veprim i tyre është nul. Në procesin që ndodh ku kuvend është kalimtar dhe e ka kaluar juridikisht aktivitetin. Çdo koment tjetër s'ka vlera", tha ajo.

Malaj foli dhe për maturën shtetërore dhe për daljen e tezës së provimit të gjuhës dhe letërsisë ndërkohë që po zhvillohej testi. Duke thënë se e kupton shqetësimin e ministrisë së Arsimit, Malaj tha se duhet të punojmë të gjithë së bashku për zgjidhjen e problemit.

"Në 9 vite në ministri historia e daljes së tezës ka qenë gjithmonë e kuptoj ankthin e  ministrisë se asaj i bie përgjegjësia. Është e shëmtuar, për mua është vepër penale se të prishësh sistemin do të thotë se dikujt i intereson. Askush sdo te donte ta merrte kete si kauzë. Ministria të marrë kohën e të analizojë thellësisht, ka ardhur koha të ndahen ca gjëra. Në këtë situatë mendoj dhe jap disa këshilla, një që ministria ta çojë deri në fund. Duhet të shikojë nivelin e dedektorëve. Me zhvillimin e teknologjisë kanë dalë jashtë. Të shkundet mirë klasa e prindërve jo vetëm e mësuesve, që të mos e prishin standardin për të marrë testin. Të bëhemi bashkë dhe të japim kontribut për zgjidhjen e problemit", shtoi më tej ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)