Moti i keq/ Vijon situata problematike në Shkodër, 15 banesa nën ujë, 1320 ha tokë e përmbytur! Përmirësohet Lezha

Moti i keq/ Vijon situata problematike në Shkodër, 15 banesa nën ujë, 1320 ha tokë e përmbytur! Përmirësohet Lezha

Foto ilustruese

Situata nga moti i keq është përmirësuar në qarkun e Lezhës por ende ka problematika në qarkun Shkodër.

Sipas njoftimeve të Bashkive të këtyre qarqeve të cilat patën shumë problematika, situata në Lezhë paraqitet më e qetë dhe aktualisht nuk ka përkeqësim.

Sa i përket qarkut të Shkodrës, edhe pse ka patur një tërheqje pozitive me 80 hektarë, janë ende 1320 hektarë tokë nën ujë dhe 15 banesa të përmbytura në Obot. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Sa u përket qarqeve të tjera të vendit, edhe Korça ka pasur reshje shiu dhe dëbore por pa problematika. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:28
Situata nga moti i keq në Shkodër, 1320 ha të përmbytyr, ende 15 banesa të përmbytura në Obot

1674635343_8000637a41c677340.jpg

Situata nga moti i keq në Shkodër vijon të jetë problematike. Pavarësisht se ka patur një ulje me 80 hektarë tokë të përmbytur, ende janë 1320 hektarë nën ujë.15 banesa të fshatit Obot janë ende nën ujë.

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Ne NJAD Temal dhe Shllak mungon energjia elektrike.

Situata në akse rrugore:

Aksi H.Hotit-Tamare pa probleme. Qarkullimi kryhet normal pa zinxhirë.

Aksi Tamere-Vermosh ka dëmtim te shtresave te dërrasave në urën e fshatit Bashkim ne Vermosh.

Aksi është i hapur ne te dy koristë dhe është kriposur.

Aksi Boge-Theth është i pastruar segmenti Boge-Qafe Thore dhe po punohet për pastrimin e bores së ortekëve për te hapur të gjithë aksin.

Ora 08:52
Moti i keq/ Përmirësohet situata në qarkun e Korçës, reshje me intensitet të ulët

1674633242_sddd.JPG

Në qarkun e Korçës ka patur reshje shiu dje pasdite dhe kryesisht natën dhe në lartësitë mbi 1300 m ka rënë dëborë, por pa krijuar problematika.

Kontraktorët kanë monitoruar akset kryesore nacionale dhe ato turistike duke kriposur e mirëmbajtur. Për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.

Edhe rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa problematika, sipas informacionit të marrë nga strukturat e EC të bashkive.

Edhe segmenti Shtyllë-Panarit vazhdon të jetë e hapur.

Për drejtuesit e automjeteve, përsëri rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore në segmentin Boboshticë-Dardhë.

Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët për rrjedhojë niveli i lumenjve dhe i degëve të tyre furnizuese, mbetet në kuota normale. Nuk kemi ndonjë problem të raportuar në furnizimin me energji elektrike.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë

Basketboll femra/ Tirana mund Flamurtarin në finalen e parë