Nostalgji/ Çifti më i vjetër i furrxhinjve në Tiranë dhe ritualet e festave të fundvitit para viteve '90: ‘ Të gjitha familjet sillnin tava, pa bakllavanë nuk festohej viti i ri'…

TIRANË- Viti i ri ishte festa që e prisnin të gjithë. Në Shqipërinë e varfër të diktaturës dukej sikur atë natë harroheshin të gjitha. Ritualet e vogla, festa dhe menyja me ëmbëlsirat tradicionale dhe gjelin e pjekur ishin gëzimi i natës. Në rubrikën ‘’ Nostalgji’’  në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ u rikthyem pas në kohë, ku mungesa e një sobe në shumë familje shqiptare bënte që në këtë natë bakllavaja dhe mishit të  piqeshin në furrat e lagjes me emrin e secilës familje mbi të, për të mos u nagtërruar.Sot pas 30 vitesh që punojnë në këtë furrë buke, çifti I furrxhinjve Majlinda dhe Arben Spaho tregojnë kujtimet e tyre për ditët para festave ku shumë qytetarë vraponin në furrën e tyre për të rezervuar një orar për pjekjen e bakllavasë dhe gjelit të detit.

‘’ Në çdo familje bakllavaja ishte tradita që do ta sillte në furrë me patjetër. Pa bakllavanë nuk quhej viti I ri në atë kohë, kështu që çdo familje do sillte bakllavanë në furrë për vitin e ri. Atëherë ne vetëm I piqnim, nuk kishim të drejtën që të bënim si bëjmë tani tepsia, vetëm sillnin tepsinë banorët. Nuk prodhonim, nuk na lejohej nga shteti ‘’tha ai .

Kërkesat për pjekje në atë kohë kanë qenë të shumta sidomos në ditën e diel:

‘’ Dita e diel ka qenë shumë e ngarkuar në atë kohë, të gjitha familjet sillnin tava, kur vinte e diela duhej të ksihe ndihmës nga familja se nuk e përballoje dot, kishte punë të madhe shumë sa nuk kishim ku t’i vinim, kishim rafte shumë anë e mmbanë, nuk kishte ku të vendsosje tavat, që sillnin banorët dhe duhej kujdes së të ngatërroheshin numrat. Kur vinte dreka i donin të gjithë në një kohë’’ rrëfen ai .

Z. Arben tregoi edhe për kohën kur makineritë e bukës nuk ishin kaq të modernizuara sa sot dhe vështirësitë që krijonte kjo në prodhimin e bukës:

‘’Unë kur e kam filluar këtë punë, e kam filluar me maqe drruri, nuk kishte makineri siç kemi sot ne… më vinin peshqirin në kokë, dhe bënim brumin me krahë që mos binin djersët në brumë. Unë I thosha  boll usta, jo vazhdo se nuk është bërë, me një fjalë kanë qenë kohë shumë të vështira me thënë të drejtën. Prandaj në 91’-92’ morëm makineritë, brumatriçet kërkesat kanë qenë shumë të mëdhaja  për bukën në atë kohë’’ rrëfen ai për vështirësitë e kohës.

Ndërsa shprehet se pavarësisht vështirësive për shkak të makinerive, cilësia e bukës por dhe e prodhimit në përgjithësi ishte shumë më e mirë se sot:

‘’Sot ka shumë zbukurime por teknologjia e asaj kohe ka qenë shumë lart, cilësia ka qenë vëretët ishin bukët pak, sot shkon në furrë dhe merr çdo gjë po që nga cilësia e miellit që kishim në atë kohë, ka qenë shumë herë më lartë sesa sot. Shija ishte shumë herë më lartë se sa sot. unë këtë e them me dhimbje, e krahasoj punën që kam bërë atëherë me punën sot, është diferencë e madhe’’përfundon  ai.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hej mer çbohet...: 01/01/2021 01:43

    Po ato simitet e vogla me sheqer 5 lekshe... Po edhe buka 40 lekeshe ka qene e mrekullueshme. Po ta thekje ate behesh shume e shijshme dhe perveç kesaj ajo ishte edhe shume e ushqyeshme, sepse ishte buke integrale e bere me miell jo te rafinuar. E quanim buke te zeze me pak perbuzje se njerezit nuk ia dinin vleren e se kuptonin se ajo ishte buka "ME E MIRE NE BOTE". Tani qe e pame 'Boten'e kuptuam se çfare vlerash kishim pas patur e se dinim... Tani as qe behet fjale qe te kemi ato cilesi e shije. Ato jane zhdukur pergjithmone se jane ndryshuar te gjitha. Tani çdo gje s'eshte me organike dhe edhe uji ka ndryshuar. Tani ai mielli eshte si eshte... Edhe majaja, edhe uji, edhe çdo gje... Tani eshte çdo gje vetem fitim dhe leke e asgje tjeter. Vetem reklama e lule... Siç thone shqiptaret 'mut me lule'. Kohrat e mutit...

    Përgjigju
  • Iris: 26/12/2020 01:55

    Nuk me harohen furrat,mbanin ere aq te mire nga tavat.Kurse furrat e bukes ishin vecan.Kujt i kujtohet buka 50 Lekeshe,simitet,buka e bardhe,buka e misrit,paninet,kroasantet me marmalate?Pastaj ishin dhe buket e rangut te dyte,si 40 e 30 lekeshet,<<buket e diabetit>>Buket e rangut te pare shiteshin menjehere, kurse te dytat edhe i gjeje neper dyqane.Po byreket e vegjel, i kujtohen ndonjerit ? Une blija vetem nje lloj,qe ishte me presh e me pelqente shume,shitej te Rr.e Barrikadave.Gjithashtu me kujtohen dhe pitet qe i shisnin me mish,djathe,ose gjize.Une preferoja vetem ato me mish.Me kujtohet qe kur filloi te zhdukej mishi nga dyqanet,e zevendesuan mishin me speca.Ishte vertet patetike dhe e trishte.Pas kesaj nuk bleva me dhe ato shpejt u mbyllen.Pitet kane pas qene shitur diku prane 9-kateshve dhe pazarit te vjeter.Kurse si fura pjekje familja ime ka frekuentuar nje qe ka qene te Rr.Vaso Pasha dhe dy qe kane qene prane stadiumit Dinamo.Personalisht mendoj, qe nuk do ishte keq qe ndonje furtar te rifillonte te riprodhonte keto prodhime te tradites shqiptare,nese ato nuk prodhohen me.Jam e sigurt qe shume njerez do ju pelqente te shijonin prape shijet e se kaluares.

    Përgjigju
    • Zambia: 26/12/2020 16:40

      Na pllasi gari

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën