Nostalgji/ Fëmijëria para viteve '90, regjisorja Klaudia Hila rrëfen kujtimet e saj: Kishim lojëra të thjeshta dhe çelësin në qafë, por ishim të qetë dhe të lumtur

Fëmijëria është një nga periudhat më të bukura të jetës për çdo njeri. Të gjithë e kujtojmë me nostalgji këtë periudhë, sidomos kur bëhen krahasimet e brezave dhe lojërave të tyre. Por si ka qenë fëmijëria para viteve 90’ në Shqipëri mes lojërave të thjeshta dhe çelësit në qafë që mbanin shumë prej fëmijëve. Në një intervistë në “Rreze Dielli” ku risjellim kujtimet dhe lojërat e fëmijërisë ishte e ftuar regjisorja Klaudia Hila e cila tregoi kujtimet e saj për këtë periudhë:

“Unë nuk kam mbajtur çelës në qafë dhe pse vdisja të luaja, sepse çelësi në qafë është paralel me lojën e fëmijëve dhe shoqërohet me lojën e fëmijëve. Një fëmijë nuke mbante çelësin në qafë për të ndenjur në shtëpi, por për të luajtur,për tu kënaqur, që mendoj që ajo loja në fëmijërinë tonë ka qenë vërtet një ndër momentet më të bukura.

Ajo rrëfeu për jetën e thjeshtë dhe të lumtur që përfaqësonte fëmijërine para viteve 90' në Shqipëri: 

"Ishte një jetë shumë e thjeshtë dhe mendoj që tek ajo thjeshtësia ishte e bukura e jetës tonë.Fëmijëria është momenti më I artë I jetës, për faktin se mendoj që në fëmijërinë tonë ne jemi rritur realisht si fëmijë, pra të vritesh, të luash, të rrëzohesh duke kapur topin, të errësohet, lojëra fantastike që mund të kenë qënë shumë të thjeshta por kanë qenë kaq shumë reale saqë edhe pse vriteshim përsëri ishim shumë të lumtur sepse kishim harxhuar energji dhe adrenalinë për gjërat që donim.

"Unë vdisja për atë pjesën e lojës, nuk kam pasur fatin e atij çelësit por nuk e di pse nostalgjia çelësit mendoj tek të gjithë ata që e kanë pasur por edhe tek ne që se kemi pasur prap është shumë e bukur sepse është një element që tregon  që edhe pse nuk kemi pasur prindërit, kemi pasur atë kënaqësinë për të qenë të qetë dhe për tu kënaqur në lojë" tha ajo. 

Ndërsa foli edhe për një problematikë që po bëhet gjithmonë e më shumë shqetësuese për prindërit, lidhjen e fëmijeve me teknologjinë dhe ndryshimin që ata po pësojnë:

"Një fëmijë duhet të jetë shumë original dhe mendoj që origjinalitetin e jep ajo loja jashtë, ato gjunjët e vrarë por dhe hilet në lojë, pra mendoj që fëmijë në origjnalitet është gjithmonë  shumë herë më I mirë, Fëmijët bashkë me kohën po sofistikohen.

Shoqëria njerëzore ka ndryshuar shumë, po ashtu kanë ndryshuar normat, rregullat dhe mënyra e jetesës, dikur fëmijët ishin më të lirë dhe mund të qëndronin jashtë shtëpisë edhe pa mbikqyrjen e prindërve:

"Në vendin tonë ne kemi qenë shumë të mbyllur, shoqëria ka qenë shumë e tërhequr, ti nuk kishe frikë të dilje në 12 të natës si fëmijë apo në 5 të mëngjesit. Nuk kishe frikë të luaje sepse ska pasur makina, pra janë edhe elemente të jashtëm shumë të rëndësishëm. Përsa I përket shoqërisë kemi qenë komplet tjetër, skemi pasur frikë të linim fëmijët apo të ishim si fëmijë jashtë. Nuk na ngacmonte askush” përfundoi ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg