S’deklaroi apartamentin në bregdet, dënohet me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe! GJKKO vendos konfiskimin

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun socialist të Lushnjës, Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.

SPAK kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3. GJKKO e shpalli fajtor Tushen për mosdeklarim pasurie, ndërsa bëhet fjalë për një apartament në Lungomare të Vlorës me sipërfaqe 82 metra.

Po ashtu, Tushe nuk ka deklaruar edhe investimet e kryera në këtë apartament me vlerë totale investimi 2,262,000 Lekë. Gjyqtarja Flojera Davidhi ka vendosur konfiskimin e apartamentit që nuk u deklarua nga Tushe. 

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim për pasurinë. 

Përpos këtij dënimi të ri për mosdeklarimin e pasurisë, ish-kryebashkiaku socialist u dënua edhe në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga GJKKO, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite. Në mars të vitit të kaluar, Tushe u kthye në burg pasi  Apeli i Posaçëm i shtoi dënimin me 1 vit për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera. 

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • coli: 09/10/2024 12:15

    vereni te pastroje bregdetin nga shishet plastike..e mbeturinat, .qen...

    Përgjigju
  • shaba: 09/10/2024 10:29

    ja baj me dijet komunales me ja dhan ni lopat te shkurten liliputit obez

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 09/10/2024 09:54

    Pra u denua me 2 vjet keshillim : mos vidh me per dy vjet se do te te fusim ne burg!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)