TIRANE - Lideri demokrat Lulzim Basha ndau ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 73-vjeçares nga Durrësi me koronavirus duke uruar njëherazi shërim për të prekurit e tjerë nga COVID-19. Kryedemokrati kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve me mjekët për të mos rrezikuar veten edhe familjen, duke treguar dhe raportuar nëse kanë pasur kontakt me Italinë. Po ashtu Basha thotë se pavarësisht sa e vështirë mund t'i duket, të gjithë duhet të izolohen për 14 ditë nëse kanë ardhur nga Italia. Vlerësimet e tij shkojnë për stafin mjekësor.
"Të dashur bashkëqytetarë. Fatkeqësisht një zonjë humbi sot jetën nga virusi Covid 19. Ngushëllimet e mija për familjarët dhe të afërmit e saj, dhe uroj nga zemra shërim sa më të shpejtë për të prekurit e tjerë. Ky moment duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë. Rastet e qytetarëve të ardhur nga Italia dhe që janë mbartës te koronavirusit po shtohen. Kjo e bën shumë më të rëndësishëm rritjen e kujdesit, e në veçanti bashkëpunimin e gjithsecilit prej nesh me mjekët dhe stafin shëndetësor. Në të kundërt rrezikojmë veten, familjen, të afërmit dhe miqtë.
Bashkëpunoni me mjekët dhe jini transparentë, tregoni menjëhere nëse keni ardhur nga Italia, nese keni patur kontakte me persona në zonat e prekura nga virusi. Nuk është turp të prekesh nga koronavirusi, e rrezikshme për veten dhe të tjerët është ta mbash të fshehtë mundësinë e infektimit. Një pakujdesi e tillë rrezikon edhe infektimin e mjekëve e stafeve mjekësore.
E di se shumë prej jush që vini nga zona të prekura, apo që keni qenë në kontakt me persona të prekur, e konsideroni të vështirë vetëizolimin për 14 ditë. Por vetëm kështu ju mund të ndihmoni veten dhe të tjerët. Mjekët dhe stafi shëndetësor janë duke sakrifikuar shumë prandaj duhet t'i ndihmojmë me bashkëpunimin tonë. Mos ngurroni të zbatoni këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sa më të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të jemi, aq me më pak pasoja do ta kalojmë këtë situatë", shkruan Basha.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
‘Raporti i OECD, thirrje për ndryshim në shëndetësi’, Basha: Programi ynë, parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar sipas nevojës së qytetarëve, jo xhepit
22 Janar, 13:05
Ishallah te ze ty saliun dhe meten ,,mor plehre,,.....
Përgjigju