Nuk llogariti Pogradecin, Daja për merkaton e bllokuar: Partizani do mendojë të bëjë diçka të bukur këtë sezon

Partizani të mërkurën zhvilloi një tjetër test miqësor ku pavarësisht se pati lojtarë të rinj në formacion fitoi 0-3 kundër Pogradecit, duke dhënë një sinjal pozitiv për sezonin e ri të Superligës. Golat e takimit u shënuan nga Cara ‘dopietë’ dhe Llanaj. Për trajnerin Ilir Daja mungesa e merkatos do ta penalizojë Partizanin, por kur pytet nëse fitimi i titullit do të jetë objektiv për ‘demat’ ai shprehet:

 “Ne jemi një ekip që për shkak të merkatos së bllokuar nuk kemi marë lojtarë në merkato. Katër ekipet që luajnë në Europë dhe janë përforcuar thonë se na duhen sërish lojtarë për të patur grupin e plotë. Jo më ne që trashëgojmë grupin e vjetshëm, por nëse këto lojtarë japin maksiomumin ndoshta do bëjmë diçka të bukur në kampionat.”

Ndërkohë për Ilir Dajën bojkoti i kampionatit nga Liga Profesioniste ka dy anë të medaljes, por mirë ishte që të kishte një datë për startin e tij.

“Ka dy anë të medaljes. Të mkirën se na jep më shumë kohë se kemi një muaj bashkë, për të parë ku çalon skuadra. Ajo që na shqetëson është se nuk kemi një datë fikse se kur fillonm kampionati, për të patur edhe një moment fiks për të nisur.”

Partizani është dënuar nga FIFA të mos bëjë merkato për dy sesione, për shkak të parregullsive të konstatuara për nënshkrimin e Eraldo të konstatuara për nënshkrimin e Eraldo Çinarit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa