Nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Topalli: S'më lidh asgjë me Lulzim Bashën, shkatërroi PD-në

Nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Topalli: S'më lidh asgjë me Lulzim Bashën, shkatërroi PD-në

Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha

Jozefina Topalli sipas statutit të Partisë Demokratike, është automatikisht anëtare e Këshillit Kombëtar i cili zhvilloi sot mbledhjen konstituuese (Lexo këtu). Por ajo nuk mori pjesë. "Shqiptarja.com" dhe "Report Tv" e pyeti ish-nënkryetaren e PD mbi arsyet e kësaj mungese. Topalli u përgjigj se nuk ishte lajmëruar për mbledhjen, por shton se atë nuk e lidh asgjë me kryedemokratin Lulzim Basha i cili sipas saj ka shkatërruar PD-në. 

Nuk jam lajmëruar. Por edhe po të lajmërohesha, mua nuk më lidh asgjë me Lulzim Bashën, që e shkatërroi PD-në. Po të ishin mbledhur bashkë të gjithë armiqtë e PD-së të 3 dekadave nuk mund t’ i bënin kësaj force politike më keq seç i ka bërë Lulzim Basha për 4 vite.

Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e PD

Megjithatë ajo e cilëson Këshillin Kombëtar të PD të dalë nga votimi i Kuvendit Kombëtar tre ditë më parë (Lexo këtu) si të paligjshëm, duke iu referuar procesverbalit të votimit ku rezultonin më shumë vota se delegatë (Lexo këtu). 

"Pastaj Këshilli Kombëtar është i paligjshëm. Dëshmia me ironike e paligjshmërisë së saj është procesverbali i rezultatit, ku votat dalin më shumë se votuesit. Njerëzit e Ramës blejnë vota, kurse Luli nuk vjedh. Ai s'ka nevojë. Ka listën gati që më përpara. Ai nuk numeron votat", thotë Topalli. 

Sa i takon mospërputhshmërisë së shifrave, PD ka sqaruar se në Kuvendin Kombëtar votuan 4919 demokratë, ndërsa 4741 ishte numri i anëtarëve që janë verifikuar me mandat para nisjes së punimeve dhe 178 të tjerët janë pajisur me mandat pas nisjes së punimeve.

Zgjedhjet në Kuvendin Kombëtar të PD për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar shkaktuan hemorragji në radhët e demokratëve, pasi të paktën 10 rivalë të Lulzim Bashës dhanë dorëheqjen nga kandidimi si Erla Mhilli, Edvin Kulluri, Edit'h Harxhi, Mimoza Hajdarmataj, Fabian Topollaj, Valbona Mezini, Arben Skënderi, Gent Minarolli, Vasil Ndreko dhe Anila Godo (Lexo këtu). 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki