Nuk ndryshon sistemi zgjedhor, Gogu: S'është rekomandim i OSBE, për PS e rëndësishme vota e emigrantëve! Amnistia, votohet javën tjetër

Deputet i PS Toni Gogu në “Studio Live” në Report TV ka folur mbi diskutimet për Reformën Zgjedhore e cila ende duket larg një produkti konkret apo konsensual mes palëve. 

Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti i PS tha se socialistët e kanë gati draftin e tyre.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore është i ngritur me një sërë detyrash që kishin të bënin me adresimin e rekomandimeve të OSBE. Uroj që materiali të jetë konsensual që të adresojë të gjithë rekomandimet e BE”.

I pyetur nëse do të ketë ndryshim sistemi, Gogu nënvizoi se nuk e kanë pasur në agjendë sepse ka funksionuar si duhet, por qëllimi është të zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

 “Për ne socialistët vota e emigrantëve është thelbësore, kemi pasur një ministri në shërbim të kësaj agjende dhe ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë për ta arritur këtë gjë. Kemi dhe një propozim nga PS se si do ta realizojmë këtë gjë. Unë besoj që tani u ngelet palëve ose në komisionin e posaçëm ose te ligjet ta kthejnë në një propozim konkret ligjor për ta miratuar në seancë plenare", tha deputeti i PS.

"Ka të bëjë me gjëra që ne të PS i besojmë se janë të mira për zgjedhjet siç janë depolitizimi i numërimit, votimi elektronik që në fakt ne ua kemi dhënë ok, por janë detyra të komisionerit të zgjedhjeve dhe mundësi financiare, siç janë dhe vota e diasporës. S’kemi asnjë lloj agjende për të ndryshuar sistemin. Sistemi ka funksionuar. Nuk di të ketë ndonjë rekomandim apo vërejtje që të thotë se sistemi nuk funksionon. Ajo që duhet të bëjmë është të adresojmë rekomandimet e osbe dhe Gjykatës Kushtetuese", shtoi Gogu.

Një përgjigje pati dhe për akuzat e PD zyrtare se mazhoranca dhe Rithemelimi po bashkëpunojnë për të mos mbajtur ndryshimet kushtetuese të 2008.

“Si mundet PD zyrtare të na akuzojë për një gjë që kanë qenë pjesë e ndryshimeve, ata kanë qenë aty i kanë miratuar. Nuk ka lidhje as me shkelje syri e as me marrëveshje.”

Pavarësisht dakordësisë me Rithemelimin për ngritjen e dy komisioneve hetimore në këmbim të rikthimit të normalitetit në Kuvend, deputeti i PS mohoi bashkëpunimin me Berishën non grata. 

“Që të bashkëpunosh me non gratën do të thotë të bashkëpunosh për hallin e non gratës. Halli i Berishës është si ti shpëtojë drejtësisë... nuk e kuptoj ku është është bashkëpunimi me të. Ne bashkëpunojmë me deputetët për të shtyrë përpara agjendën e demokracisë”, tha Gogu.

Amnistia penale, Gogu thotë se do të votohet javës tjetër ndërsa shprehet se pro saj është dhe opozita.

“Nesër nuk është në rendin e ditës. Besoj është për javën tjetër. Kam dëgjuar dhe krerët e opozitës që janë shprehur pro. Amnistia nuk bën asgjë tjetër por rikthen më përpara njerëz që për shkak të sjelljes së tyre i nxjerr nga institucionet ku vuajnë dënimin dhe i rikthen në shoqëri. Do ishte një nga punët e mira që ne mund të fillonim ta bënim së bashku me kolegët e opozitës.”

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Gogu e mohoi teksa e quajti këtë një fabul e copëzave të opozitës.

“Janë fabula të copëzave të opozitës që duan të frymëzojnë ndjekësit e tyre. Ne vazhdojmë me një shumicë të konsoliduar me një votë që na u dha në zgjedhje lokale përsëri shumë bujare. Njerëzit janë shumë të qartë, janë të paduruar për të thënë lëvizni. Ore duhet të ecim me ritmin e kërkesave të njerëzve. Në 2025 atëherë do takohemi në zgjedhje”.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë