EKSPERTET DHE DRAFTI
Në draftin e analizuar nga ekspertët e ODHIR janë hedhur poshtë ndryshimet më të rëndësishme në Kodin Zgjedhor që lidhen me përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Së pari ata kanë parë si të pamundshëm verifikimin elektronik të kartave të identitetit në qendrën e votimit dhe së dyti numërimin elektronik të votave. Propozimi i PS për përdorimin e teknologjive për të cilin dha konsensus edhe PD, refuzohet nga ODHIR si i nxituar, i pasigurt dhe i paqëndrueshëm. Si i tillë ai konsiderohet si proces i parealizueshem për zgjedhjet e 2013, prandaj ODHIR rekomandon të paktën 3 vjet kohë përgatitore për futjen e teknologjive në zgjedhje. Grupi i ekspertëve rekomandon përdorimin e e teknologjisë në zgjedhje vetëm nëpërmjet projekteve pilote në shkallë të ulët dhe në mënyrë graduale. Në këtë pikët, sipas ODHIR,kuadri ligjir duhet të jetë i detajuar, i saktë dhe garant ndaj abuzimeve dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Ajo që u reklamua si risia më e madhe e refomës zgjedhore mund të kthehet në pengesën më të madhe të reformës zgjedhore . Në ditët e mbetura votimi dhe numërimi, dy kapitujt më voluminozë dhe më të rëndësishëm pritet të rikthehen si prioritet kryesor në axhendën e komisionit të reformës zgjedhore.
VOTIMI I EMIGRANTEVE
Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka vendosur fare në axhendën e saj të punës diskutimin mbi votimin e emigrantëve të vendosura në të gjitha shtetet e botës. Edhe pse është 1/3 e shqiptarëve jashtë, dhe kur bëhet fjalë për një numër të koniderueshëm votuesish, antarët e mandatuar me këtë detyrë nuk e kanë prekur fare si çeshtjen se si do të procedohet me emigrantët në ditën e votimit. Gazeta "Shqiptarja.com" ka kontaktuar me anëtarin e LSI, Vangjel Tavo, i cili pohon se "LSI i ka kërkuar komisionit të Reformës Zgjedhore që të gjejë një formulë për të mundësuar leximin e votave të të gjithë shqiptarëve. Përveç kësaj, LSI i ka kërkuar që emigrantët duhet të përfaqësohen edhe vetë në Parlamentin e Shqipërisë për të zgjidhur problemet e tyre. Ne i thërrasim në votim vetëm për interesat tona, dhe nuk mendojmë për përfaqësimin e tyre në Parlament. Ata duhet të koniderohen si pjesë e pandarë e sistemit elektoral", është shprehur Vangjel Tavo, anëtar i LSI në komisionin e Reformës Zgjedhore. Në Shqipëri nuk është aplikuar asnjëherë votimi i emigrantëve në vendet ku ata banojnë, ndaj në këtë komision ishte vendosur që do të ishte pjesë e shqyrtimit edhe kjo mundësi. Por edhe koha që i ka ngelur në dispozicion këtij komisioni nuk është aspak favorizues për të ndërhyrë edhe në këtë pikë.
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE
Kompromisi për ta arritur në një draft të mirë, nenet për numërimin elektronik si dhe identifikimi i kartave të identitetit ka marrë kohë më shumë seç duhej për mos arritur në një përfundim se çfarë do të bëhet me riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtarëve aktual i përfundon mandati në muajin tetor, dhe normalisht do të shkohet në të njëjtën KQZ por me figura të reja, por kjo nuk mund të përjashtojë edhe rikandidimin e ndonjërit prej anëtarëve aktual.
(jd/shqiptarja.com)
