Nusja te varri i babait dëshmor:Të
erdha pranë ti i pari me m’shiku

Nusja te varri i babait dëshmor:Të<br />erdha pranë ti i pari me m’shiku
Dorentina, vajza e dëshmorit Beqir Dervishaj para se të merrte një nga hapat më të rëndësishëm të jetës ka vizituar varrin e babit të saj.

Në një status të postuar në facebook, në një “bisedë” me babain që ra dëshmor nga lufta e fundit në Kosovë, Dorentina është shprehur se do të donte që uratën e parë ta merrte nga ai. 
 
“Shiko Bab kush erdh met vizitu,jam une vajza jote e sheh sa shum kam ndryshu...
Popo une jam Bab ajo vajza e vogel qe isha dikur,nuk me njef e sheh si jam zbukuru,kam vesh vello Te bardh se sot nuse jam tu shku,te erdha pran varrit qe ti i pari mem shiku dhe met tregu se kanagjeq tmadh familja mkan organizu shum njerz bab kan ftu,por vetëm ti je duke na mungu,e di që nga lart je duke me ndegju,andaj dua qe uratën e par te marr nga ti duke me uru,por tlutna bab mos me thuja të mos qaj,se smundem dot vetën ta mbaj 😭 😭 😭

Ah vajza im te lutem mos derdh lot se sot eshtë dita me e lumtur per ty qe duhet ta festosh,andaj vajza im të trashigohesh per jetë ku shpresoj se nje dit do te takohem ne xhenët 😭 😭 😭

Eh jeta keshtu ish kan u lindem me dy prind e u rritem veq me të shtrejtën Nan,andaj baba pusho i qet ne mesin e shokve tu qe luftut qe ket dit tgzume ne jem duke e jetu,
Por Bab ndihu krenar se ke lan 7fmi që nuk do të harrojn sa tjan gjall.

I Pavdekshëm do jesh gjithmon per ne Baba 😭 😭 😭
29.03.1999 09.10.2016
donjeta Beqir dervishaj”,
ka shkruar vajza në profilin e saj në facebook.

kosove

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois