‘Nxënësit shqiptarë të fundit në botë’, PISA vlerëson kreativitetin te 15-vjeçarët

‘Nxënësit shqiptarë të fundit në botë’, PISA vlerëson kreativitetin te 15-vjeçarët

Foto ilustruese

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), ka publikuar raportin e vlerësimit të kreativitetit të nxënësve në 64 vende të botës. Për herë të parë, është matur aftësia e nxënësve 15 vjeçar në “të menduarit krijues”.

Raporti i përkon vitit 2022 dhe vëllimi i tretë që u publika nga PISA kishte të bënte vlerësimin e nxënësve në të menduarit krijues. Sipas kësaj matje, Shqipëria është renditur në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë në renditjen me 64 shtete.

Raporti i PISA thotë se ky hendek është më shumë se 2.5 herë më i madh se mesatarja e Organizatës për zhvillimin dhe bashkëpunimin Ekonomik.

Sipas raportit, vajzat ia kalonin djemve në të menduarit krijues në pothuajse të gjitha sistemet arsimore që janë marrë në analizë nga PISA.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/06/2024 01:43

    Ne artikull flitet per /MENDIMIN KRIJUES/ kurse ketu disa komentues flasin per shkelqimin e studenteve tane ne bote,per mesimin permendesh ne shkollat tona e deri per UB.Ne radhe te pare duhet t'a filloni me laboratoret,me mungesen e tyre,ose si e perse perdoren kur ekzistojne.Ne se ka ndonje laborator,shkollat e te gjithe niveleve i perdorin shume pak dhe kur i perdorin,i perdorin vetem per ilustrim te temes se mesimit,se sa si ambient ku nxenesit te eksperimentojne nen drejtimin e pedagogeve e mesuesve,apo edhe te marrin iniciativen e te shpikin,apo te ndertojne/krijojne dicka nga 0.Me kujtohet para disa vitesh u be nje panair shkollash /art and craft/ i cili u vizitua dhe nga Rama.Edhe pse mund te jete dicka e pelqyeshme per ata qe preferojne keto zhanre,prape mu duk qesharak,kur mendon qe moshataret e ketyre nxenesve ne Japoni,Kine,Indi,etj merren me krijime rrobotesh e te ngjashem.Gjithashtu mungon dhe inkurajimi nga ana e mesuesve dhe pedagogeve si dhe stimulimi.Ja e ndertoi nxenesi dicka qe mund te vleresohet si produkt i /mendimit krijues/ perse t'a ndertoje,qe te zere pluhur i harruar ne ndonje raft,apo depo shkolle,apo ideja t'i vidhet nga mesuesi e pedagogu,nuk ka as mjedis ku te prodhohet e te vihet ne funksionim,per te mos folur qe nuk besoj se shkollat,universitetet dhe institutet shkollore,te kene botimet e tyre te printuara si gazeta, revista ku nxenesit e studentet te diskutojne problemet e tyre,jeten,sukseset,pse jo dhe shpikjet e mendimin krijues.Nxenesit e studentet tane jane si lule qe duan /dhe'/ dhe ambient specifik qe te zhvillohen e te lulzojne.Per fat te keq sistemi jone arsimor,kushtet dhe aktoret e tij qe mund te vene ne levizje gjithecka lene shume per te deshiruar.

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 19/06/2024 15:08

    Shqiptarët jan në të gjith Botën sdudent ekselent. Kjo organizat që i bën të fundit jan vet fundrrina.

    Përgjigju
  • Maks: 19/06/2024 11:50

    Si shpjegohet qe nxenesit me oregjin shqiptare jan nxenesit nga me te miret ne shkollat europjane Kurse ne shqiperi kjo organizat i nxjerr te fundit Kjo organizat me duket si ojf e saliut jo europjane

    Përgjigju
    • Lala: 19/06/2024 18:24

      Sense ne shkollat europiane mesuesit shpjegojn nuk I japin detyrat ne watsup.se ne shkollat europiane sbehet mesimi me turne.se ne shkollat europiane nuk kan CDO shkoll fillore abetare te ndryshme etj etj etj.

    • Arsimi: 19/06/2024 13:13

      Te mesuarit permendesh nuk eshte i njejti me krijmtarine. Ne dalim te mire neper shkollat neper bote, po ashtu edhe indianet, por te dyja palet mesojne permendesh.

  • Bruno: 19/06/2024 10:56

    Ne kete vend vetem arsimi mund ta conte drejt rruges se zhvillimit,por ktu eshte kalbur arsimi.Mbaj mend ne universitetin bujqesore kur pedagoget benin moral gjithe vitin dhe me pas vleresonin me nota te larta student qe sdinin te flisinin dy fjale te qarta,kurse ai qe skishte perkrahje i vinin nje cope 5.Si ka mundsi qe ne 150 student,140 merrnin vetem 5 kurse 10 veta kishin nota mbi 8 e mbi 9.Ca motivimi i ngeli 140 studenteve te tjere????Prandaj ne kete vend ka humbur morali dhe motivimi.Sot fakulteti Bujqesor,pedagogu te merr ne tel dhe te thote te lutem hajde.Ai qe ka perkrahje i jepet nota 8 e 9,ai qe ska,kurre se merr ate qe meriton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Pesë sfidat e Mark Rutte në drejtimin e NATO-s

Pesë sfidat e Mark Rutte në drejtimin e NATO-s