Një ndër pikturat më të rralla të artistit hollandez Jahannes Vermeer është ekspozuar në shtëpinë e ankandit Christie’s në Londër dhe pritet të shitet me një vlerë mbi 13.7 milionë euro. Piktura titullohet Shën Praxedis dhe është një pikturë në vaj e hershme e pikturuar nga Vermeer.

Ajo është një ndër dy pikturat e vetme të mbetura në duart e koleksionistëve privatë pasi deri më tani 37 punimet e njohura si të pikturuara nga Johannes Vermeer dhe në gjendje të mirë, janë mbledhur nga muze të ndryshme në botë.

Drejtori i pikturave të vjetra në shtëpinë e ankandit Christie’s tregon se në pikturë shfaqet Shën Praxedis, një figurë e shenjtë e Krishtërimit e cila kujdesej për trupat e vdekur të martirëve të fesë, të cilët i pastronte dhe gjakun e tyre e shtrydhte me një sfungjer në një enë. Piktura është shitur nga shteti amerikan pasi koleksionuesi i saj vdiq vetëm një vit më parë dhe vlera e shitjes së saj do të shkojë për fondacionet e bamirësisë.

Në shekullin e 19-të pikturat e Vermeer nisën të ishin shumë të kërkuara nga vlerësuesit e artit dhe kjo ia rriti vlerën artistit dhe pikturave të tij, ndaj dhe zotërimi i një pikture të Vermeer ishte një arritje e madhe për koleksionuesit privat.

Në ankandin e ekspozuar në Christie’s janë nxjerrë dhe shumë piktura të tjera të vjetra dhe sipas menaxherit drejtues i gjithë ankandi i pikturave pritet të mbledhë deri në 70 milion euro. Si dhe më në fund mbetet vetëm një vepër për t’u blerë dhe për t’ju bashkangjitur pikturave të tjera të koleksionit të plotë të pikturuar nga Johannes Vermeer.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)