Nxjerrja e Ahmetajt si viktimë, ndihma më e madhe që mund t'i jepet çdo të korruptuari

Nxjerrja e Ahmetajt si viktimë, ndihma më e madhe që mund t'i jepet çdo të korruptuari

Është e trishtë një shoqëri që luftën kundër korrupsionit shpreson që t'ia bëjë Arben Ahmetaj.

Është po aq pa shpresë një grupim politik që hallet e Ahmetajt i konvergojnë me të njëjtat halle të shefit të tyre dhe bëhen bashkë për të sulmuar SPAK-un dhe drejtësinë, e cila i ka të dy nën hetim dhe të pandehur për korrupsion.

Më shumë se sa e vërteta, gjithçka është përqëndruar te show-i për të mbajtur lojën të pandryshuar, të mos dalë kurrë e vërteta dhe secili të ketë mundësi të shpëtojë çfarë të mundet.

Arben Ahmetaj është ish-numri dy i qeverisë, nxjerrja e tij si viktimë në sytë e publikut është ndihma më e madhe që mund t'i jepet çdo të korruptuari.

Ai është bashkëfajtor po aq sa Edi Rama dhe Erjon Veliaj në ato çështje, ndaj akuzat e tij kanë vlerë nëse do bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe do t'i deponojë përpara një hetuesi të BKH dhe prokurori të SPAK-ut.

Vetëm kështu ato mund të kenë vlerë publike për shoqërinë.

Në të kundërtën, çdo dalje e tij në TV thjesht do konkurrojë Big Brother VIP-in dhe do ketë po të njëjtin kontribut për publikun. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pritet të nis seanca e jashtëzakonshme/ Tre ministrat e rinj paraqiten në parlament

Pritet të nis seanca e jashtëzakonshme/ Tre ministrat e rinj paraqiten në parlament