OBSH: Remdesiviri pak, ose aspak efektiv në trajtimin e COVID-19 (VIDEO)

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se medikamentet e përdorura gjerësisht si Remdesivir, Hidroksiklorina, Lopinavir/Ritonavir dhe produktet e Interferonit kanë pak ose aspak rezultate në luftimin e sëmundjes COVID-19.

Studimi ka përfshirë më shumë se 30 vende të ndryshme, në 405 spitale dhe përfshiu 11,266 pacientë u bazua në efektet e terapisë në vdekshmërinë e përgjithshme, fillimin e trajtimit me ventilatorë dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Këto ilaçe treguan pak, ose aspak rezultate në trajtimin e pacientëve.

Remdesiviri - një ilaç i zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences – është një nga ilaçet e para që u përdor për të trajtuar sëmundjen COVID-19. I përdorur gjerësisht për trajtimin e hepatitit C. Këto rezultate për efektivitetin ndaj sëmundjes COVID-19 duhet të kalojnë kontrolle shtesë të ekspertëve.

Përafërsisht 2,750 njerëz morën Remdesivir, 954 Hidroksiklorinë, 1,411 Lopinavir, 651 Interferon bashkë me Lopinavir, 1,412 vetëm Interferon dhe 4,088 nuk morën asnjë nga ilaçet .

Kompania Gilead Sciences ka shprehur shqetësim, pasi "të dhënat sipas tyre nuk janë analizuar në detaje", dhe për shkak të kësaj, kompania thotë se "asnjë përfundim objektiv nuk mund të bëhet në lidhje me efektivitetin e remdesivirit".

Në fillim të këtij muaji, të dhënat nga një studim në SHBA mbi ilaçin remdesivir nga kompania Gilead, treguan se trajtimi me këtë ilaç uli kohën e rikuperimit të pacientëve me COVID-19 me pesë ditë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë