ODIHR:Polarizimi ndikon zgjedhjet
KQZ pa mbrojtje nga presioni politik 

ODIHR:Polarizimi ndikon zgjedhjet<br />KQZ pa mbrojtje nga presioni politik 
TIRANE- Polarizimi politik mund të ndikojë negativisht në procesin zgjedhor të 21 qershorit. Pas një misioni dy ditor fakt-mbledhës të ekspertëve të OSBE-ODIHR në Shqipëri, thuhet se klima politike mund të ndikojë në procesin elektoral. Nga ana tjetër ODIHR paralajmëron një numër të madh të monitoruesve zgjedhor për këtë proces.

....
Ndonëse ka vlerësim pozitiv për implementimin e rekomandimeve të ODIHR në ligjin zgjedhor për proceset elektorale në Shqipëri, ekspertë të OSBE/ODIHR shprehen se situata e polarizuar politike mund të ketë impakt negativ në procesin e 21 qershorit.
Sipas raportit evidentohet se polarizimi politik dhe mosbesimi që kanë forcat politike, mund të ketë impakt negativ për këto zgjedhje.

Ekspertë të OSBE/ODHIR në misionin e vlerësimit vunë re se legjislacioni elektoral dhe vendosja e tij në praktikë kanë pasur përmirësim në vitet e fundit dhe se një numër i rekomandimeve të mëparshme janë trajtuar. Megjithatë në misionin fakt-mbledhës u evidentua fakti se situata politike karakterizohet si e tensionuar, kryesisht për shkak të konfliktit të gjatë mes dy partive kryesore dhe shprehim shqetësimi se mosbesimi i përhapur mes partive mund të ketë ndikim negativ në zhvillimin e zgjedhjeve.

Sipas ekspertëve të OSBE, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion i pa mbrojtur politikisht.

Bashkëbiseduesit nënvizuan se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe komisionet në nivel lokal janë të pambrojtur nga presioni politik dhe nuk kanë një konfidencë të plotë. Disa shqetësime na janë shprehur për ditën e zgjedhjeve që lidhen me procedurat e numërimit të tabulimit.

Në konkluzionet e raportit të ODIHR për procesin zgjedhor në Shqipëri, ekspertët e OSBE/ODIHR paralajmërojnë se do të ndjekin hap pas hapi këtë proces më 21 qershor e për këtë arsye pritet të vijnë në Shqipëri një numër i madh i monitoruesve të zgjedhjeve.

Në kontekstin e reformave të fundit për pushtetin vendor, të gjithë bashkëbiseduesit e misionit të nevojave vlerësuese të OSBE/ODHIR shprehën mbështetje për një nivel të lartë të monitorimit të procesit elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Misioni faktmbledhës rekomandon që OSBE/ODHIR të vendosë një numër të madh monitoruesish për të mbuluar të gjithë fazat e procesit . Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet punës së administratës zgjedhore, regjistrimit të kandidatëve, fushatës, dhe procedurës së ditës së zgjedhjes, duke përfshirë dhe numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve. Për këtë arsye , krahas një ekipi kryesor ekspertësh, OSBE/ODHIR do të kërkojë 24 monitorues afat-gjatë nga vendet anëtare të OSBE-së për të monitoruar dhe ndjekur procesin elektoral në të gjithë vendin, bashkë me 250 monitorues afat-shkurtër për të monitoruar procedurën në ditën e zgjedhjeve.

Këto të dhëna u publikuan në raportin paraprak për zgjedhjet e 21 qershorit, që ekspertët e OSBE zhvilluan një mision dy ditor fakt mbledhës në Shqipëri.

Redaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu